Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Vlera e namazit të xhumasë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
22 nën 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vlera e namazit të xhumasë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, dita më e vlefshme, më e rëndësishme dhe më e veçantë e javës është dita e xhuma.

Që ta kuptojmë më mirë madhështinë, vlerën dhe rëndësinë e ditës së xhuma, na mjafton hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

خَيْرُ يَوْمٍ طَلَعَتْ عَلَيْهِ الشَّمْسُ يَوْمُ الْجُمُعَةِ

“Dita më e mirë që lind dielli, është dita e xhuma.” (Transmeton Muslimi)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar ditën e xhuma e veçoi me disa veçori, ndërsa ne InshaAllah do ti përmendim më kryesoret prej tyre, pa i përmendur argumente për arsye të kohës, edhe pse për secilën nga këto veçori më së pakti ka një argument.

  1. Dita më e bekuar e javës.
  2. Namazi i xhumasë.
  3. Hutbeja e xhumasë.
  4. Leximi i sures Kehf.
  5. Koha e pranimit të duave (lutjeve).
  6. Shpërblimi më i madh për të njëjtat vepra jashta ditës së xhuma.
  7. Pastrimi, parfumosja dhe përgatitja tjera për namazin xhumanë.
  8. Dita e krijimit të Ademit a.s dhe ndodhive të mëdha.
  9. Dita e grumbullimit dhe unitetit.
  10. Fshirja e mëkateve mes dy xhumave.
  11. Thirrja për të rritur lidhjen me Allahun e Madhëruar.
  12. Paralajmërimi për mos faljen e namazit të xhumasë.
  13. Përmendja e shumtë e Salavateve (përshëndetjeve) mbi Muhamedin alejhi selam.
  14. Dita e shpagimit për ata që tregojnë devotshmëri.
  15. Xhenneti ndriçohet më shumë në ditën xhuma.
  16. Xhehenemi çdo dit ndizet fort përveç ditës së xhuma.
  17. Dita e reflektimit dhe përmirësimit.
  18. Në këtë ditë besimtarët që do të jenë xhenetli do ta shohin Allahun e Madhëruar.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e rregullt të namazeve ditore, poashtu edhe të namazin të xhumasë. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
82570

Character Limit 400