Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Vlera e agjërimit të ditës së Arafatit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
23 qer 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vlera e agjërimit të ditës së Arafatit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ndër ditët më të veçanta në të cilat Allahu xh.sh i shpërblen besimtarët e Tij për veprat nafile (vullnetare) të tyre është dita e Arafatit.

Në ditën e Arafatit është e preferuar që ne të agjërojmë atë ditë, ta përkujtojmë Allahun xh.sh, të japim sadaka (lëmosh) dhe të bëjmë vepra tjera të mira që janë nafile (vullnetare).

Ndërsa unë sot InshaAllahu teala do të përmendi vlerën, shpërblimin dhe mirësitë e disa punëve të mira që do ti kemi nëse ne i veprojmë atë ditë, duke e lutur Allahun xh.sh të na mundësojë të bëjmë sa më shumë vepra të mira ditën e Arafatit dhe të afrohemi më shumë te Allahu xh.sh.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, aq janë të rëndësishme dhjetë netët dhe ditët e këtij muaji Dhulhixhes sidomos dita e Arafatit saqë Allahu xh.sh betohet në to:

وَلَيَالٍ عَشْرٍ

“Pasha dhjetë netët,” (Kuran 89, 2)

Ndër punët më të mira më të shpërblyera që preferohen në ditën Arafatit është agjërimi i asaj dite.

Për këtë çështje i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ، أَحْتَسِبُ عَلَى اللهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ، وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْدَهُ

“Agjërimi i ditës së Arafatit, unë shpresojë që Allahu t’i shlyej mëkatet e vitit që vjen dhe vitit që ka kaluar.” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se me agjërimin e kësaj dite na falen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.

Në këtë ditë duhet në maksimum të mundohemi të bëjmë vepra të mira sepse veprat në atë ditë janë më të shpërblyera se në çdo ditë tjetër brenda vitit.

Për këtë çështje i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

مَا مِنْ أَيَّامٍ الْعَمَلُ الصَّالِحُ فِيهَا أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنْ هَذِهِ الأَيَّامِ، [يَعْنِى أَيَّامَ الْعَشْرِ]. قَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ: وَلاَ الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ؟ قَالَ: وَلاَ الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، إِلاَّ رَجُلٌ خَرَجَ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ فَلَمْ يَرْجِعْ مِنْ ذَلِكَ بِشَيءٍ

“Ditët në të cilat puna e mirë është më e dashur tek Allahu janë 10 ditët e Dhul-hixhes. Të pranishmit e pyetën: “Puna në këto ditë është më e mirë se sa vetë Xhihadi në rrugë të Allahut?” Profeti (alejhi salatu ue selam)u përgjigj: Po! Vetëm nëse njeriu del me veten dhe pasurinë e tij në rrugë të Allahut dhe nuk kthehet më.” (Transmeton Buhariu)

Lusim Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi që në ditën e Arafatit e cila këtë vit është ditën e martë më datë 27.06.2023 të na mundësoi që të agjërojmë, të japim sadaka (lëmosh) si dhe të veprojmë vepra tjera të mira, lusim Allahu xh.sh që të gjithë hanxhinjve të ua pranoj haxhin dhe lutjet e tyre, ndërsa neve të na mundësoi të bëjmë sa më shumë haxhe dhe umre. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
33614

Character Limit 400