Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Vizita e varrezave
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Vizita e varrezave.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga çështjet e preferuara për meshkujt dhe e lejuar për femrat është vizita e varrezave.
Pejgamberi alejhi selam thotë:
كُنتُ نَهَيْتُكُمْ عَنْ زِيَارَةِ القُبُورِ، فَزُورُوهَا، فَإِنَّهَا تُذَكِّرُكُمُ الآخِرَة
“Ju kisha ndaluar nga vizita e varrezave, por tani vizitojini ato, sepse ato jua kujtojnë botën tjetër (Ahiretin).” Ebi Davudi
Hadithi na bën të qartë se qëllimi i vizitës së varrezave duhet të jetë vetëm përkujtimi i vdekjes dhe me këtë përkujtim të reflektojmë në jetën tonë të përditshme duke u kthyer tek Allahu i Madhëruar me pendim nga veprat e liga, shtim të veprave të mira dhe përmirësim të sjelljes në jetën tonë të përditshme.
Vizita e varrezave, në asnjë mënyrë nuk nënkupton vizitën standarde që ju bëhet të gjallëve, një vizitë me bindje të tillë është haram (rreptësishtë e ndaluar), poashtu aty nuk lejohet as marrja e mus`hafit dhe të lexosh te varrezat Kuran.
Çdo veprim tjetër jashta qëllimit të vizitës së varrezave që është përkujtimi i botës tjetër, dhe lutjes për të vdekurin, është haram (rreptësishtë e ndaluar).
Pejgamberi alejhi selam thotë:
السَّلاَمُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّيَارِ، مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ، وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ لاَحِقُونَ، أَسْاَلُ اللَّهَ لَنَا وَلَكُمُ الْعَافِيَةَ
“Paqja qoftë mbi ju, o banorë të këtyre vendbanimeve (varrezave), prej besimtarëve dhe myslimanëve. Edhe ne, nëse do Allahu, do t’ju bashkohemi. Kërkoj nga Allahu mirësi dhe siguri për ne dhe për ju.” (Transmeton Muslimi)
Pra ky hadith na bën të qartë edhe një se kur hyjmë te varrezat duhet ti përshëndesim me këtë përshëndetje dhe se për të vdekurit te varrezat është e kërkuar dhe e lejuar vetëm lutja për to.
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, ti mëshiroi të vdekurit tanë dhe të vdekurit e të gjithë muslimanëve, të na mundësoi ti vizitojmë më shpesh varrezat, të reflektojmë ndryshim pozitiv nga vizita e tyre dhe të na pranoi lutjet për të vdekurit tanë dhe të vdekurit e të gjithë muslimanëve. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun