Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është nga Imani (besimi)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
12 maj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është nga Imani (besimi).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Imani (besimi) jonë Islam na obligon që të urdhërojmë në të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja dhe se ajo është nga Imani (besimi).

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ وَذَلِكَ أَضْعَفُ الإِيمَانِ

”Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, le ta largojë atë me dorë, e nëse nuk ka mundësi, atëherë me gjuhë, e nëse as këtë nuk mundet, atëherë (se paku ta urrej) me zemër. Por, kjo është shkalla më e ulët e imanit.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi na bën të qartë obligueshmërinë e urdhërimit në të mirë dhe ndalimin nga e keqja duke e kushtëzuar atë me dijen, pra ta dish dhe ta njohësh se ajo vepër që urdhëron ose ndalon është e keqe ose e mirë, poashtu duhet të jetë edhe mundësia e urdhrit në të mirë ose ndalimit nga e keqja, pra që mos të jetë dëmi dhe pasoja e urdhërimit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja më e madhe se vet puna e mirë ose puna e keqe.

Hadithi poashtu na bën me dije se urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka tri kategori:

Urdhërimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes me dorë; Nënkupton pasjen e forcës ose mekanizmin e urdhërimit të së mirës dhe ndalimin e së keqes, përndryshe bjer obligueshmëria e urdhërimit në të mirë dhe ndalimin e të keqes.

Urdhërimi i të mirës dhe ndalimin e të keqes me gjuhë; Kjo kategori vjen në shprehje nëse nuk mundemi ta realizojmë të parën, pra atëherë obligohemi të urdhërojmë në të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja me gjuhën tonë duke këshilluar me këshilla të ndryshme.

Urdhërimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes me zemër; Pra nëse nuk mundemi të urdhërojmë në të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja as me dorë e as me gjuhë atëherë obligohemi të mirën ta duam me zemrën tonë, ndërsa të keqen ta urrejmë me zemrën tonë, mirëpo kjo tregon për një Iman (besim) të dobët.

Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është aq e rëndësishme saqë disa dijetar e llogarisin si kusht të gjashtë të Islamit, sepse nga ky obligim varet zhvillimi dhe kultivimi i fesë me të gjitha aspektet e saja: si atë të besimit, moralit, familjes etj..

Ndërsa sot fatkeqësisht nuk jemi në nivelin e duhur të zbatimit të këtij obligimi, ne shohim mos zbatim të obligimeve fetare dhe vepra të ndaluara në rrethin tonë më të ngushtë dhe nuk reagojmë, kjo do të ketë pasoja të pa përshkruara edhe në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër.

Për atë çdo njëri prej nesh të mundohemi të urdhërojmë në të mirë të ndalojmë nga e keqja duke filluar nga rrethi jonë më i ngushtë që të mundemi të përmirësojmë situatën tonë kah më e mira.

Lus Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na shtoi Imanin (besimin), të urdhërojmë në të mirë, të ndalojmë nga e keqja dhe ta arrijmë kënaqësinë e Allahut xh.sh. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
77821

Character Limit 400