Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Ulja mbi varr dhe falja drejt tij
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ulja mbi varr dhe falja drejt tij.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar i ka krijuar njerëzit në formën më të bukur.
Allahu i Madhëruar thotë:
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” (Kuran 95, 4)
Allahu i Madhëruar i nderon të gjithë njerëzit me mirësitë dhe begatitë e tij, në forma të ndryshme, ju jep atyre shëndet, familje, pasuri dhe shumë mirësi tjera.
Allahu i Madhëruar thotë:
وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ
“Dhe vërtet që Ne i kemi nderuar Bijtë e Ademit...” (Kuran 17, 70)
Mirësitë e Allahut të Madhëruar, nëse do të donim ti numëronim nuk do të kishim mundur asnjëherë.
Allahu i Madhëruar thotë:
وَإِن تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لَا تُحْصُوهَا
“Dhe sikur (të mundoheni) t’i numëroni Mirësitë e Allahut, kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i radhitni ato.” (Kuran 16, 18)
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar e nderon njeriun edhe kur ai është i vdekur, duke urdhëruar që trupin e ti ta pastrojmë, ta qefinosim, ta parfumosim, t’ia falim xhenazen, sa më shumë njerëz të marrin pjesë në faljen e namazit të xhenazes, ta përmendim për veprat e tij të mira, mos ta përmendim për veprat e tij të liga, të bëjmë lutje për të, t’ia falim gabimet që i ka vepruar kundrejt neve, të i paguhen borxhet, t’ju kërkohet hallalli atyre që ka gabuar i vdekuri, ta varrosim në tokë dhe nuk kemi drejt t’ia djegim kufomën si dhe disa vepra tjera respekti kundrejt të vdekurit.
Nga ato të drejta tjera të të vdekurit është edhe mos ulja mbi varr dhe mos falja e namazit drejt varreza. Për këtë të drejtë dhe respekt për të vdekurin Pejgamberi alejhi selam thotë:
لَا تَجْلِسُوا عَلَى الْقُبُورِ وَلَا تُصَلُّوا إِلَيْهَا
“Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni drejt tyre.” (Transmeton Muslimi)
Pra hadithi na bënë të qartë se muslimani duhet ta respektoi varrin e të vdekurit duke mos u ulur mbi të, mos dëmtimin e tyre, kujdesin në pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre si dhe sjelljen në formën më të mirë kundrejt varrezave duke i respektuar të drejtat e të vdekurve njëjtë sikurse të drejtat e të gjallëve.
Hadithi poashtu na bënë të qartë edhe atë se besimtari dhe besimtarja nuk guxon të fal namaz në varreza ose në drejtim të tyre pa marr parasysh se varri i cilit person do qoftë dijetar, besimtar i mirë dhe te tjera.
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, të na begatoi neve, ti begatoi fëmijët tonë, mbarë besimtarët musliman dhe mbarë njerëzimin me begatitë e Tija të shumta.
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun