Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Tiparet e fitras (natyrshmërisë)
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Tiparet e fitras (natyrshmërisë).
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Islami është fe e Allahut të Madhëruar, buron nga Ai që është Krijuesi i gjithësisë dhe Caktuesi i ligjeve natyrore, për atë normat dhe mësimet e tij janë gjithmonë në përputhshmëri me ligjet natyrore nëpërmes së cilave funksionojnë krijesat në gjithësi.
Allahu i Madhëruar për këtë çështje në Kuran thotë:
فِطْرَتَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا ۚ لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ، وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
“Fitratell-llahi (Islamin e Pastër të Allahut) me të cilin Ai ka krijuar njerëzimin. Le të mos ketë asnjë ndryshim në Khalkil-lah (në Fenë e Allahut, në Rrugën e Allahut, në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm). Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. (Tefsir At-Tabari)”. (Kuran 30, 30)
Nga tiparet e natyrshmërisë që na ka krijuar Allahu i Madhëruar dhe ne duhet ti respektojmë në jetën tonë, janë edhe disa tipare, që ne sot do ti përmendim vetëm pesë prej tyre.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
الْفِطْرَةُ خَمْسٌ أَوْ خَمْسٌ مِنَ الْفِطْرَةِ الْخِتَانُ، وَالاِسْتِحْدَادُ، وَتَقْلِيمُ الأَظْفَارِ، وَنَتْفُ الإِبِطِ، وَقَصُّ الشَّارِبِ
“Fitrah (natyrshmëria) është në pesë gjëra – ose pesë gjëra janë prej fitras (natyrshmërisë) – synetimi, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme, prerja e thonjve, shkulja e nënsqetullave, dhe shkurtimi i mustaqeve” (Transmeton Muslimi)
Hadithi na bën të qartë qe muslimanët duhet ti respektojnë këto tipare.
- Bërja synet e meshkujve, një traditë e hershme edhe e Pejgamberëve dhe popujve të mëparshëm që në vazhdimësi duhet besimtarët musliman ta realizojnë.
- Rruajtja e qimeve në vendet e turpshme, para dhe pas, për meshkujt edhe për femrat muslimane. Muslimani dhe muslimanja duhet më shpesh ti rruajnë qimet e vendeve të turpshme të tyre, mirëpo më së shumti që lejohet mos ti rruajnë është deri në katërdhjetë ditë.
- Prerja e thonjve rregullisht për muslimanët dhe muslimanet, që nënkupton ndalimin e rritjes së tyre. Mirëpo disa biseda të përhapura se nuk bën të priten thonjtë natën, ose nuk bën ti presësh thonjtë e këmbëve dhe të duarve menjëherë asgjë nga këto biseda nuk është e vërtet.
- Shkulja ose rruajtja e nënsqetullave për besimtarët dhe besimtaret muslimane rregullisht.
- Shkurtimi i mustaqeve, pra nuk i lejohet muslimanit që ti rrit mustaqet e tija nën buzët e tija.
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata që e ruajnë pastërtinë e tyre në trupin, teshat, shtëpitë, rrugët, ambientin dhe kudo që gjinden.
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun