Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

T’ia duash vëllaut musliman dhe fqinjëve tua atë që e do për veten tënde është nga Imani (besimi)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
17 pri 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: T’ia duash vëllaut musliman dhe fqinjëve tua atë që e do për veten tënde është nga Imani (besimi).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Imani besimi i Muslimanit ritet dhe zvogëlohet, ritet me vepra të mira dhe zvogëlohet me vepra të këqija.

Nga veprat të cilat ndikojnë në plotësimin e Imanit (besimit), pra pa të cilat Imani (besimi) jonë nuk është i plotë, është edhe cilësia e të dashurit për vëllaun musliman dhe për fqinjët atë që e dëshiron për veten tënde.

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

وَاَلَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا يُؤْمِنُ عَبْدٌ حَتَّى يُحِبَّ لِجَارِهِ ‏- أَوْ لِأَخِيهِ‏- مَا يُحِبُّ لِنَفْسِهِ

“Për atë në dorën e të cilit është shpirti im, asnjëri prej jush nuk do të besojë gjersa të mos ia dëshirojë fqinjit të tij - ose kishte thënë: - vëllait të tij atë që ia dëshiron vetes. (Transmeton Muslimi)”

Pra vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, duhet aq shumë të punojmë me zemrën tonë që ta bëjmë të butë që t’ua duam të gjithë njerëzve të mirën sikurse veteve tona, të jemi të mëshirshëm, të butë e falës ndaj të gjithë njerëzve, pastaj të mos i urrejmë, xhelozojmë, hakmerremi, të mos jemi mendjemëdhenjtë dhe arrogant ndaj asnjërit prej njerëzve, sepse është e vetmja mënyrë që ta plotësojmë Imanin (besimin) tonë, ta arrimë kënaqësinë e Allahut xh.sh, të kemi lumturi, të jemi të kënaqur, mos të kemi vesvese (obsesione) shqetësime, frik, depresione dhe të ngjashme, çështje këto më se të nevojshme sidomos në kohën që jetojmë ku një numër i madh i pjesëtareve të shoqërisë i të gjithë moshave kanë probleme të natyrës shpirtërore sikurse mos të qenurit të kënaqur, humbja e vullnetit, plogështia dhe të ngjashme.

Të lutemi o i madhi Allah na bëj zemrat tona të buta që t’ua duam të gjithë njerëzve atë që e duam për veten tonë, na jep dashuri, falje, mëshirë dhe dhembshuri ndaj të gjithë njerëzve, largo nga ne çdo frikë, shqetësim, pikëllim, mërzi dhe ngarkesë. Amiin

Hoxhë Azir Aziri

Xhamia "IKRE Thun"

No comments yet...
Leave your comment
24597

Character Limit 400