Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Të jetojmë me Islam

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
28 qer 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin

Vëllezër të dashur besimtar dhe motra të nderuara, në këtë ditë feste fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve me temën: Të jetojmë me Islam.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse jetojmë me Islam në çdo hap të jetës sonë do të arrijmë kulmin e zhvillimit, përparimit dhe mirësive të kësaj bote dhe botës tjetër.

Nuk ka sistem i cili mundet të të ofroj mënyrë më të mirë të jetës se sa Islami, sepse mësimet e Islamit burojnë nga Allahu xh.sh i Cili është i Gjithëditur dhe i Gjithurtë për atë edhe mësimet e Tij janë përplot me dije dhe urtësi, për dallim nga sistemet tjera të cilat burojnë nga njerëzit që dija dhe urtësia e tyre është e kufizuar.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, mësimet e Islamit kanë urdhëra dhe ndalesa nga Allahu xh.sh dhe Muhamedi a.s për të gjitha aspektet e jetës sonë të cilat kanë lejuar çdo të mirë dhe kanë ndaluar çdo të keqe, për atë Islami ka lejuar çdo pije të botës përveç alkoolit sepse është i dëmshëm, dëmet e të cilit më veç janë të njohura, ka ndaluar drogën sepse ta humb mendjen dhe ta shkatërron shëndetin, të obligon me respektimin e prindërve sepse janë njerëzit e vetëm që nuk munden të kenë bile as mendim të keq për fëmijët e tyre lere më t’ju bëjnë diçka të keqe fëmijëve të tyre, poashtu janë njerëzit që më së shumti se çdo njeri tjetër sakrifikojnë për fëmijët e tyre, të tilla janë të gjitha urdhërat dhe ndalesat e Allahut xh.sh dhe Muhamedit a.s.

Për këtë çështje Allahu xh.sh thotë:

وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَائِثَ

“...ai u lejon atyre si të ligjshme At-Tajjibat (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, njerëzit, ushqimet, sendet) dhe ua ndalon si të paligjshme Al-Khabaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, njerëzit, ushqimet)...” (Kuran 7, 157)

Nëse jetojmë me mësimet e Allahut xh.sh, Ai na garanton jetë të mirë edhe në jetën e kësaj bote edhe në jetën e botës tjetër.

Këtë e premton Allahu xh.sh në ajetin 97 të sures 16 (Nahl) ku thotë:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Kushdo që punon të drejtën e të mirën, burrë a grua qoftë, duke qenë besimtar i vërtetë, sigurisht që Ne do t’i dhurojmë atij jetë të mirë (në këtë botë duke qenë i respektuar e i kënaqur dhe furnizim e jetesë sipas Ligjit të Allahut) dhe (në Botën Tjetër) Ne do t’ua paguajmë padyshim atyre shpërblimin sipas veprave të tyre më të mira që ata i kanë punuar.” (Kuran 16, 97)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, jemi në sezonin e verës ku më së shumti bëhet harami për atë këshilloi veten time dhe juve të bëjmë kujdes ti frikësohemi hidhërimit të Allahut xh.sh ti realizojmë urdhërat e Tij e të ndalojmë nga ndalesat e Tij që të kemi jetë të mirë në këtë botë dhe botën tjetër.

Lus Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na jep Iman (besim) neve, fëmijëve tanë dhe mbar besimtarëve musliman që të jetojmë me Islam, Allahu xh.sh na pranoftë Kurbanet tona si dhe gjithë hanxhinjve t’ua pranojë haxhin, lutjet dhe ibadetet (adhurimet) tjera. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
16468

Character Limit 400