Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Sunetet e forta para dhe pas farzeve

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
21 qer 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Sunetet e forta para dhe pas farzeve.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar na obligoi me pesë kohë namaz brenda 24 orëve, e bëri namazin ndër adhurimet më madhështore, ku në asnjë mënyrë nuk lejoi që muslimani ta braktisë atë, sepse pa të nuk regullohet as kjo botë dhe as bota tjetër me të gjitha aspektet e saja.

Allahu i Madhëruar e ndau namazin në farz (obligativ) dhe sunet (të preferuar), ndërsa ne sot do të flasim vetëm për sunetet e forta para dhe pas farzeve.

Me sunete të forta kemi qëllim ato sunete që i ka falur Pejgamberi alejhi selam rregullisht dhe që nuk i ka braktisur asnjëher pa ndonjë arsye të madhe dhe të fortë sikurse udhëtimi, xhihadi (lufta në rrugë të Allahut të Madhëruar) dhe të ngjashme.

Ndërsa me sunete jo të forta nënkuptojmë ato sunete që Pejgamberi alejhi selam ndonjëherë edhe i ka braktisur sikurse janë 4 sunetet para faljes së farzit të namazit të ikindisë dhe jacisë.

Namazet sunet të forta janë 12, dy sunete para farzeve të namazit të sabahut; katër sunete para farzeve të drekës; dy sunete pas faljes së farzeve të drekës; dy sunete pas farzeve të akshamit dhe dy sunete pas farzeve të jacis.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, pasi që Muhamedi alejhi selam anjëherë nuk i ka lënë këto sunete pa falë përveç se në udhëtim, xhihad (luftë në rrugë të Allahuttë Madhëruar) ose diçka të ngjashme edhe ne nuk duhet ti lejmë asnjëherë sunetet e namazeve përveç në raste të caktuara sikurse të qenurit në punë dhe koha premton vetëm faljen e farzit dhe raste tjera të ngjashme.

Ndërsa sot fatkeqësisht ka disa besimtar musliman që e braktisin faljen e suneteve me shum lehtësi ndërsa pretendojnë fetari të përkryer, Allahu i udhëzoft.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, falja e suneteve ditore është një vepër shumë e dashur e vlerësuar dhe shpërblyer nga ana e Allahut të Madhëruar.

Për këtë çështje Pejgamberi alejhi selam thotë:

َم ْن َصلَّى ِفي َيْوٍم َولَْيلَ ٍة ِثْنتَ ْي َع ْش َرةَ َر ْك َعةً ُبِن َيلَهُ َبْي ٌت ِفياْل َجنَّ ِة)

“Ai i cili gjatë ditës dhe natës falë dymbëdhjet rekate, atij i është ndërtuar një shtëpi në Xhennet”. (Transmeton Muslimi).

Pra për ata vëllezër dhe motra që rregullosht i falin sunetet e namazeve, Allahu i Madhëruar do t'ju ndertoi për çdo dit nga një shtëpi të veçantë në xhenet me të cilën do t'ua zbukuroi edhe më shumë xhenetin e tyre.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e suneteve të forta rregullisht. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
41135

Character Limit 400