Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shtatë harfet (aspektet/drejtimet) dhe dhjetë format/mënyrat e leximit të Kuranit Famëlartë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
31 tet 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Shtatë harfet (aspektet/drejtimet) dhe dhjetë format/mënyrat e leximit të Kuranit Famëlartë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Kurani Famëlartë është fjalë e Allahut të Madhëruar e zbritur te Muhamedi alejhi selam nëpërmes melekut Xhibril.

Allahu i Madhëruar njerëzimit i ka shpallur shumë shpallje nëpërmes Pejgamberëve të tij, ndër to: Teuratin ia shpalli Musait alejhi selam, Zeburin ia shpalli Davudit alejhi selam, Inxhilin i shpalli Isait alejhi selam dhe Kuranin Muhamedit alejhi selam.

Nga disa specifika që e ka dalluar Allahu i Madhëruar Kuranin Famëlartë nga shpalljet tjera është edhe ajo se: Kurani Famëlartë është vërtetues i shpalljeve të kaluara të Allahut të Madhëruar, është shpallje e fundit e tij dhe se origjinalitetin e tij do ta mbrojë Allahu i Madhëruar për dallim nga shpalljet e mëhershme, ku ruajtjen e origjinalitetit të tyre u’a la njerëzve, ndërsa ata një pjesë të madhe të tyre i ndryshuan.

Për garancionin e ruajtjes së origjinalitetit të Kuranit Famëlartë nga ana e Allahut të Madhëruar, Ai thotë:

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ

“Vërtet Ne, jemi Ne që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim që Ne do të jemi Gjithëruajtës të tij.” (Kuran 15, 9)

Argumentet që e vërtetojnë ruajtjen e origjinalitetit të Kuranit Famëlartë janë të shumta, ndër to edhe fakti i shpalljes së Kuranit Famëlartë në shtatë harfe (aspektet/drejtimet), me të cilat nënkuptojmë shpalljen e tij në shtatë harfe (aspekte/drejtime) arabe, pra harfet (aspekte/drejtime) të ndryshme të fjalëve, mirëpo me të njëjtin kuptim, të gjitha të shpallura nga ana e Allahut të Madhëruar dhe të njëjtat ua mësoi Muhamedi alejhi selam sahabëve (shokëve) të tij, ndërsa ato pastaj ua mësuan umetit (popullit) të Muhamedit alejhi selam.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

سَمِعْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ يَقُولُا سَمِعْتُ هِشَامَ بْنَ حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ عَلَى غَيْرِ مَا أَقْرَؤُهَا وَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَقْرَأَنِيهَا فَكِدْتُ أَنْ أَعْجَلَ عَلَيْهِ ثُمَّ أَمْهَلْتُهُ حَتَّى انْصَرَفَ ثُمَّ لَبَّبْتُهُ بِرِدَائِهِ فَجِئْتُ بِهِ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي سَمِعْتُ هَذَا يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ عَلَى غَيْرِ مَا أَقْرَأْتَنِيهَا فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَرْسِلْهُ اقْرَأْ فَقَرَأَ الْقِرَاءَةَ الَّتِي سَمِعْتُهُ يَقْرَأُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ هَكَذَا أُنْزِلَتْ ثُمَّ قَالَ لِي اقْرَأْ فَقَرَأْتُ فَقَالَ هَكَذَا أُنْزِلَتْ إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ أُنْزِلَ عَلَى سَبْعَةِ أَحْرُفٍ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ

“E kam dëgjuar Omer b. Hattabin r.a, se kishte thënë: E kam dëgjuar Hisham b. Hakim b. Hizamin duke lexuar suren Furkan ndryshe se si e lexoj unë.

Ndërsa mua Pejgamberi s.a.v.s. më pat mësuar se si ta lexoj.

Desha ta sulmoj menjëherë, Por prita. Kur u nis, unë e kapa për manteli, nën mjekër, e dërgova deri tek i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe thashë: O i Dërguari Allahut, e kam dëgjuar këtë duke e lexuar suren Furkan ndryshe nga sa më ke mësuar ti. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: Lëshoje!- duke i thënë atij që të lexoje. Ai e lexoi ashtu siç e dëgjova dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

-Kështu është shpallur.- Pastaj me tha mua:

-Lexoje edhe ti- Dhe unë e lexova. Ai tha:

-Edhe kështu është shpallur. Me të vërtetë, ky Kuran ka zbritur në shtatë harfe dhe lexojeni siç ju vjen më lehtë.” (Transmeton Muslimi)

Ndërsa mus'hafin që ne e kemi sot, është i shkruar me shkrimin e Othmanit r.a, duke përfshirë shtatë harfe (aspekte/drejtimet) me të cilat është shpallur Kurani Famëlartë, në shumicën e tij me harfe (aspektin/drejtimin) e kurejshitëve, fisit nga ku vjen edhe Muhamedi alejhi selam.

Ajo që e bën edhe më të bukur si fakt origjinalitetin e Kuranit Famëlartë si shpallje e Allahut të Madhëruar është edhe ajo se: Kurani Famëlartë si pasojë e zbritjes së tij në shtatë harfe (aspekte/drejtime) arabe kemi edhe leximin e tij në dhjetë forma/mënyra të ndryshme, që quhet dhjetë format/mënyrat e leximit të Kuranit Famëlartë, mirëpo me të njëjtin kuptim, ndërsa disa dijetar e lexojnë atë edhe më shumë se edhe në dhjetë forma/mënyra, mirëpo që të gjitha mutevatit (lajm që ka aq shumë dëshmi saqë nuk mundet të përgënjeshtrohet).

Arsye tjetër se pse Allahu i Madhëruar e shpalli në shtatë harfe (aspekte/drejtime) dhe lexohet në më shumë se dhjetë lexime mutevatir (lajm që ka aq shumë dëshmi saqë nuk mundet të përgënjeshtrohet) është edhe lehtësimi për njerëzit, pra kur mundesh ta lexosh në disa forma/drejtime është ma lehët, se kur e ke patjetër ta mësosh vetëm njërin harfe (aspekt/drejtim).

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman, që t'ia japim hakun (të drejtën) Kuranit Famëlartë, si në lexim ashtu dhe në praktikimin e mësimeve të tij. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
14283

Character Limit 400