Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shlyeset e mëkateve dhe lutja pas abdesit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
23 shk 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Shlyeset e mëkateve dhe lutja pas abdesit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, njeriu si qenie e Allahut të Madhëruar është gabimtarë dhe sikur mos të ishim gabimtarë dhe mos pendoheshim te Allahu i Madhëruar, Ai do të na shkatërronte neve dhe do sjelltë një popull tjetër që gabon dhe pendohet.

Për këtë çështje Pejgamberi alejhi selam thotë:

وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لوْ لَمْ تُذْنِبُوا لَذَهَبَ اللَّهُ بِكُمْ، وَلَجَاءَ بِقَوْمٍ يُذْنِبُونَ، فَيَسْتَغْفِرُونَ اللَّهَ، فَيَغْفِرُ لهمْ.

“Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, po qe se nuk bëni mëkate, Allahu do t’ju zëvendësojë me një popull që do të bëjnë mëkate dhe do të kërkojnë prej Allahut falje dhe Ai do t’ua falë.” (Transmeton Muslimi)

Mirëpo që neve të na falë Allahu i Madhëruar, Ai na ka obliguar me disa obligime dhe disa të tjera i ka preferuar, poashtu disa vepra na ka ndaluar dhe disa të tjera i ka bërë të urryera.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

«الصَّلَوَاتُ الْخَمْسُ، وَالْجُمْعَةُ إِلَى الْجُمْعَةِ، وَرَمَضَانُ إِلَى رَمَضَانَ، مُكَفِّرَاتٌ مَا بَيْنَهُنَّ إِذَا اجْتَنَبَ الْكَبَائِرَ»

“Falja e pesë kohëve të namazit, xhumaja deri në xhumanë e ardhshme si dhe ramazani deri në ramazanin tjetër i shlyejnë mëkatet (e vogla) që bëhen mes tyre nëse ruhet prej mëkateve të mëdha.” (Transmeton Muslimi)

Pra zbatimi i urdhëresave të Allahut të Madhëruar si dhe largimi nga ndalesat e tij, nëpërmjet tyre Allahu i Madhëruar na shpërblen dhe na falë mëkatet.

Poashtu ka disa vepra tjera që Allahu i Madhëruar nëpërmes tyre na nderon edhe me nderime të ndryshme. Ndër ato vepra është edhe lutja që na ka mësuar Pejgamberi alejhi selam që ne ta themi pas marrjes së abdesit, ku thënësit të saj Allahu i Madhëruar do ia hap 8 dyert e xhenetit dhe ia lejon të hyjë nga cila derë të dojë ai.

Lutja e plotë e Pejgamberit alejhi selam pas abdesit është kështu:

أشْهَدُ أنْ لا إله إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لا شَرِيك لَهُ، وأشْهَدُ أنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، اللَّهُمَّ اجْعَلْنِي مِنْ التَّوَّابِينَ، وَاجْعَلْنِي مِنْ الْمُتَطَهِّرِينَ

“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të vetëm, pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, o Zot, më bëj mua prej atyre që pendohen dhe më bëj prej atyre që pastrohen.”

Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na shpërblej, falë dhe ngrit vlerat neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman për realizimin e veprave të mira dhe largimin nga veprat e liga.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
77117

Character Limit 400