Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Shkurorëzimi dhe dëmet e tij-pjesa e dytë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
10 jan 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Shkurorëzimi dhe dëmet e tij-pjesa e dytë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, në hutben (ligjëratën e ditës së xhuma), të javës së kaluar mësuam disa çështje rreth shkurorëzimit, ndërsa sot InshaAllah do të mësojmë për shkaqet e shkurorëzimit dhe dëmet e tij.

Shkaqet e shkurorëzimit janë të shumta, ndër to:

Të qenurit larg nga imani (besimi), mbikëqyrja e Allahut të Madhëruar në fjalët, veprat dhe sjelljet tona, mëkatet dhe padrejtësia, poashtu edhe mosdija për të drejtat e burrit dhe gruas, dhe obligimeve ndaj familjes.

Sjellje dhe raporte të këqija mes burrit dhe gruas.

وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“...Dhe jetoni me to në mënyrë të ndershme...” (Kuran 4, 19)

وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“...Dhe ato kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë etj) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta (edhe për bindje, respekt etj) në atë shkallë që është e arsyeshme,...” (Kuran 2, 228)

Pra feja na urdhëron që të palët të sillen mirë dhe të kenë raporte të shkëlqyera në mes veti, dhe jo burri të sillet keq ndërsa të kërkoi nga gruaja që ajo të sillet mirë.

  1. 3. Angazhimi i tepërt i çdonjërit me veten e tij, qëndrimi larg i babait nga fëmijët e tij si dhe neglizhimi i obligimeve ndaj familjes, qoftë i burrit, gruas ose i të dyve bashk. Ndërsa në ditët e sotshme, është edhe qëndrimi gjatë në telefonat e mençur nëpër rrjete sociale dhe programe të ndryshme në internet të cilat kanë qenë në disa raste ndër shkaqet kryesore për prishjen e familjeve, si duket sot kjo teknologji familjeve muslimane ju bën më shumë dëm së sa dobi, për atë burra e gra, fëmijë e pleq duhet ta shfrytëzojnë teknologjinë vetëm në dobinë e tyre, në të cilat ka shumë dobi për ta, dhe jo ta përdorim atë për dëm e ligësi.
  2. 4. Poashtu dyshimet dhe mendimet e këqija për njëri tjetrin, me siguri edhe kontrollimi dhe spiunimi i njëri tjetrit, ku ka mundësi të gjejnë diçka gabimisht dhe ti shpie deri në ndarje.
  3. 5. Ndërhyrja e prindërve qofshin të djalit ose të vajzës në jetën e burrit dhe gruas duke shkaktuar mosmarrëveshje të ndryshme që shpijnë deri në ndarjen e çiftit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, dëmet e shkurorëzimit janë të shumta, ndër to:

  1. 1. Kënaqësia e shejtanit (djallit) me shkurorëzimin e burrit dhe gruas. Ku në bazë të ajeteve Kuranore dhe Haditheve të Pejgamberit alejhi selam shkurorëzimi i burrit dhe gruas është nga veprat më që më së shumti kënaqet shejtani (djallit).
  2. 2. Përçarja e familjes, shkëputja e lidhjeve farefisërore, ndarja e fëmijëve nga babai dhe nëna, mos edukimi i mirë i fëmijëve në të shumtën e rasteve, rrënja në shoqëri të keqe pastaj duke pasuar edhe vepra të ndryshme të liga.
  3. 3. Nga shkurorëzimi pason edhe urrejtja e familjes së burrit dhe gruas ku në shumë raste eskalon situata deri edhe në vuajtje të mëdhaja, ku më së shumti vuajnë fëmijët.
  4. 4. Poashtu dëgjimi i fjalëve të këqija të fëmijëve nga ana e nënës dhe familjes së saj kundër babait dhe familjes së tij, si dhe dëgjimin e fjalëve të këqija të babait dhe familjes së tij kundër nënës dhe familjes së saj, për arsye së nuk e respektojnë sheriatin (mësimet e fesë), ku edhe pas ndarjes babai dhe nëna fëmijëve duhet t`ju flasin mirë për njëri tjetrin.
  5. 5. Ndodhë që nga shkurorëzimi të dobësohet imani (besimi) dhe njëri nga bashkëshortët të drejtohet kah magjistarët duke u munduar që ta mbajë lidhjen, gjë e cila rrezikon madje edhe daljen nga feja, ku sot fatkeqësisht çështja e drejtimit kah magjistarët ka marr përmasa të rrezikshme ndër popullin tonë. Për këtë Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَٰكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ

“..Nuk mohoi Sulejmani por shejtanët mohuan (nuk besuan), duke u mësuar njerëzve magjinë...” (Kuran 2, 102)

Ndërsa Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

لَيْسَ مِنَّا مَنْ تَطَيَّرَ أَوْ تُطُيِّرَ لَهُ أَوْ تَكَهَّنَ أَوْ تُكُهِّنَ لَهُ أَوْ سَحَرَ أَوْ سُحِرَ لَهُ، وَمَنْ أَتَى كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ

Nuk është prej nesh kush beson parandjenjën ose kërkon nga një tjetër këtë gjë ,ai qe hedh fall ose ai qe kërkon ti hidhet fall, ose bën magji ose shkon te magjistari qe ti beje ai magji dikujt dhe kush shkon tek fallxhoret dhe beson atë qe ai thotë si të vërtetë ai ka mohuar atë qe I zbriti Muhamedit a.s (kuranin). (Transmeton Bezari)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta që ti lidh zemrat e burrit dhe gruas te besimtarët musliman si dhe ti forcoi lidhjet e tyre. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
76761

Character Limit 400