Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Sadakaja (lëmosha) ndaj atij i cili nuk është i denjë
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Sadakaja (lëmosha) ndaj atij i cili nuk është i denjë.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga çështjet e rëndësishme që duhet ti dimë sa i përket sadakas (lëmoshës) është edhe çështja e dhënies sadaka (lëmoshë) jo të denjit pra alkoolistit, vjedhësit dhe të tjerëve që nuk janë të denjë.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse personi që i jep sadaka (lëmoshë), nuk është i denjë sikur të jetë alkoolist, vjedhës, luajtës i bixhozit dhe i vepron veprat e tilla haptas, nëse mendon se me atë para do të veproi diçka të tillë që do të ndihmohet në vepra të tilla, atij nuk lejohet ti jepet sadaka.
Nëse gjynahqari që nuk i bën gjynahet e mëdhaja haptas dhe nëse mendon se nuk do ti përdor paratë e sadakas për tu ndihmuar në mëkat, ke të drejtë ti japish sadaka (lëmoshë) edhe pse një të denji dhe fetari është më e mirë dhe e vlefshme se një të padenji dhe jofetari.
Mirëpo ajo që është shumë e rëndësishme! në raste të tilla nuk na lejohet në asnjë mënyrë qofshin vet personat që ju japim sadaka (lëmoshë) gjynahqar që i bëjnë gjynahet haptas, qofshin që i bëjnë fshehurazi ata, sidomos edhe familjet e tyre ti lëmë pa mos ju ndihmuar! mirëpo me sadakan (lëmoshën) do të veprojmë ndryshe! sikurse në vend që t’ju japim para ju blejmë ushqim, ose e rregullojmë nëpërmjet shoqatave që merren me këto aktivitete që t‘ju dërgohet ushqim për çdo muaj dhe t‘ju paguhen faturat.
Mundemi padyshim edhe forma tjera të organizimit, mirëpo në asnjë mënyrë nuk lejohet që muslimani të vuan për haje, pije, banim dhe veshmbathje edhe nëse është jo i denjë pra gjynahqar.
Poashtu edhe diçka tjetër në këtë çështje është e rëndësishme!, pra ne e kemi obligim të shohim ku dhe si ta japim sadakan (lëmoshën) tonë, mirëpo nëse ndodh që ne jemi interesuar aq sa kemi patur mundësi që sadakaja (lëmosha) të shkoi në vend të duhur mirëpo më vonë të bëhet e qartë se sadakaja (lëmosha) ka shkuar në vend të gabuar, rri i qetë se sadakaja jote është e pranuar dhe e shpërblyer plotësisht.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، رَضِيَ اللهُ عَنْهُ، أَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ قَالَ: قَالَ رَجُلٌ: لَأَتَصَدَّقَنَّ اللَّيْلَةَ بِصَدَقَةٍ، فَخَرَجَ بِصَدَقَتِهِ فَوَضَعَهَا فِي يَدِ سَارِقٍ، فَأَصْبَحَ النَّاسُ يَتَحَدَّثُونَ: تُصُدِّقَ عَلَى سَارِقٍ! فَقَالَ: اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ، عَلَى سَارِقٍ! لَأَتَصَدَّقَنَّ بِصَدَقَةٍ، فَخَرَجَ بِصَدَقَتِهِ فَوَضَعَهَا فِي يَدِ زَانِيَةٍ، فَأَصْبَحَ النَّاسُ يَتَحَدَّثُونَ: تُصُدِّقَ اللَّيْلَةَ عَلَى زَانِيَةٍ! فَقَالَ: اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ، عَلَى زَانِيَةٍ! لَأَتَصَدَّقَنَّ بِصَدَقَةٍ، فَخَرَجَ بِصَدَقَتِهِ فَوَضَعَهَا فِي يَدِ غَنِيٍّ، فَأَصْبَحَ النَّاسُ يَتَحَدَّثُونَ: تُصُدِّقَ عَلَى غَنِيٍّ! فَقَالَ: اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ، عَلَى سَارِقٍ وَزَانِيَةٍ وَغَنِيٍّ! فَأُتِيَ فَقِيلَ لَهُ: أَمَّا صَدَقَتُكَ فَقَدْ قُبِلَتْ، أَمَّا السَّارِقُ فَلَعَلَّهُ يَسْتَعِفُّ عَنْ سَرِقَتِهِ، وَأَمَّا الزَّانِيَةُ فَلَعَلَّهَا تَسْتَعِفُّ عَنْ زِنَاهَا، وَأَمَّا الْغَنِيُّ فَلَعَلَّهُ يَعْتَبِرُ فَيُنْفِقُ مِمَّا أَعْطَاهُ اللهُ». رَوَاهُ البُخَارِيُّ وَمُسْلِمٌ.
Transmeton Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: Një burrë tha: “Sonte do të jap një sadaka.” Doli dhe e vendosi sadakanë në dorën e një vjedhësi. Të nesërmen njerëzit filluan të flasin: “Sonte u dha sadaka një vjedhësi!” Ai tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, edhe pse një vjedhës!” Pastaj tha: “Do të jap përsëri sadaka.” Doli dhe e vendosi sadakanë në dorën e një gruaje imorale. Të nesërmen njerëzit thanë: “Sonte u dha sadaka një zinaqareje!” Ai tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, edhe pse një zinaqare!” Pastaj tha: “Do të jap përsëri sadaka.” Doli dhe e vendosi sadakanë në dorën e një të pasuri. Të nesërmen njerëzit thanë: “Sonte u dha sadaka një të pasuri!” Ai tha: “Falënderimi i qoftë Allahut, edhe pse një vjedhës, një zinaqare dhe një i pasur!” Më pas iu tha (në ëndërr): “Sadakaja jote është pranuar. Sa për vjedhësin, ndoshta do të përmbahet nga vjedhja. Sa për zinaqaren, ndoshta do të përmbahet nga mëkati. Dhe sa për të pasurin, ndoshta do të marrë shembull dhe do të japë nga ajo që Allahu i ka dhënë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Lusim Allahun Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë Tija të larta t‘na mundësoi neve, t‘ua mundësoi fëmijëve tonë dhe të gjithë besimtarëve muslimanëve, të japin sadaka sa më shumë, ti pranoi sadakat (lëmoshat) tona dhe ti bëj shkak për arritjen e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar.
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun
