Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Rregullimi i varrezave

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
23 maj 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Rregullimi i varrezave.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga çështjet shumë të rëndësishme dhe shumë të nevojshme sidomos në kohën tonë dhe vendet tona është edhe çështja e rregullimit të varrezave.

Islami na mëson se të vdekurin duhet ta varrosim në tokë, ana e djatht e ty të jetë e kthyer kah kibleja pastaj ta mbulojmë me dhe.

Sa i përket rregullimit të varrit ne duhet ta rregullojmë duke e ngritur shumë pak mbi tokë që të njihet se është varr që të mos shkelet nga dikush, ti vendoset një gurë te koka dhe te këmbët është e lejuar, poashtu lejohet të shkruhet edhe emri dhe mbiemri në gur që të njihet se cilit i përket ky varr.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

رَوَى القَاسِمُ بْنُ مُحَمَّدٍ، قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى عَائِشَةَ فَقُلْتُ: يَا أُمَّاهُ، اكْشِفِي لِي عَنْ قَبْرِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَصَاحِبَيْهِ، فَكَشَفَتْ لِي عَنْ ثَلَاثَةِ قُبُورٍ، لَا مُشْرِفَةٍ وَلَا لَاطِئَةٍ، مَبْطُوحَةٍ بِبَطْحَةِ العَرْصَةِ الحَمْرَاءِ.

“Ka treguar Kasëm bin Muhammedi (nipi i Aishës përshkruan vizitën te halla e tij Aishja radijAllahu anha): Hyra te Aishja dhe i thashë: O nëna ime, ma zbulo varrin e të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të) dhe të dy shokëve të tij. Ajo ma zbuloi dhe pashë tre varre, as të ngritura e as të ulëta, të shtruara me zhavorrin e kuq të oborrit.” (Transmeton Ebu Davudi dhe Hakimi)

Hadithi tregon qartë se varret e Pejgamberit alejhi selam dhe të dy sahabëve të tij ishin shumë të thjeshta, pa ndonjë zbukurim ose ndërtesë përmbi to.

Nëse ne sot i shohim varrezat e muslimanëve dhe rregullimin e tyre do të hasim ne shumë vepra të gabuara karshi mësimeve islame për rregullimin e varrezave, ndër to: ndërtimin e xhamive mbi varreza, ndërtimin e kubeve mbi to, fotografi të të vdekurve, ndërtim me beton, zbukurim me mermer dhe shumë vepra tjera të gabuara. Të gjitha këto vepra të gabuara që i përmendëm dhe shumë të tjera që nuk i kemi përmendur që janë në kundërshtim me mësimet islame janë haram (të ndaluara rreptësishtë) te varrezat e muslimanëve.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

نَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُجَصَّصَ الْقَبْرُ، وَأَنْ يُقْعَدَ عَلَيْهِ، وَأَنْ يُبْنَى عَلَيْهِ

I Dërguari i Allahut alejhi selam ndaloi që varri të suvatohet (me gëlqere a materiale zbukuruese), që të ulet dikush mbi të, dhe që të ndërtohet mbi të (ndonjë ndërtim a ndërtesë). (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se ndërtimi i varrit siç përmendëm është haram (të ndaluara rreptësishtë), dhe besimtarët musliman duhet ti largohen kësaj vepre me çdo kusht, pa marr parasysh presioneve, gjendjeve dhe rrethanave të ndryshme, mirëpo nëse dikush e ka vepruar ndonjë vepër të tillë duhet ta largojë nga varri i të afërmit të tij nëse nuk bëhet fitne (përçarje) me rregullimin e varrit ashtu siç na mëson Allahu i Madhëruar dhe Muhamedi alejhi selam. Nga pasojat e këtyre gabimeve që i bëjmë ne është edhe ajo se edhe i vdekuri mundohet në varr për ndërtimet që ne i bëjmë në to.

Lusim Allahun i Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata të cilët i praktikojnë mësimet islame në varreza dhe në të gjitha çështjet e jetës së tyre.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
59365

Character Limit 400