Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Rëndësia dhe vlera e muajit Sha’ban

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
10 shk 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Rëndësia dhe vlera e muajit Sha’ban.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, edhe një muaj na ndanë nga muaji i Ramazanit, muaji më i bekuar nga të gjithë muajt tjerë.

Ditën e dielë më datë 11 shkurt 2024 është dita e parë e muajit Sha'ban, ku ky muaj duhet të jetë përgatitja e fundin imanore, me ibadete (adhurime) të ndryshme, lexim të Kuranit si dhe me dhikër (përmendje) të shumtë të Allahut të madhëruar, që muajin e Ramazanit ta shfrytëzojmë sa ma mir, të kënaqemi sa ma shumë dhe ti marrim shpërblimet maksimale nga Allahu i Madhëruar në muajit e bekuar të Ramazanit.

Muhamedi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, në këtë muaj e shtonte më shumë agjërimin, për atë edhe ne në kë muaj duhet të agjërojmë sa ma shumë, poashtu ti shtojmë edhe ibadetet (adhurimet) tjera sikurse namazet nafile (vullnetare), namazin e natës, leximin e Kuranit, dhikrin (përmendjen) e Allahut të madhëruar, shtimin e dhënies së sadakave dhe të ngjashme.

Pejgamberi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, për këtë çështje thotë:

عَنْ عَائِشَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهَا، قَالَتْ:فَمَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ اسْتَكْمَلَ صِيَامَ شَهْرٍ إِلَّا رَمَضَانَ، وَمَا رَأَيْتُهُ أَكْثَرَ صِيَامًا مِنْهُ فِي شَعْبَانَ

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “S’e kam parë kurrë të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, të agjërojë një muaj të plotë, përveç Ramazanit dhe s’e kam parë atë të agjërojë në ndonjë muaj më shumë se në muajin Sha’ban.” (Transmeton Muslimi)

Veçori tjetër e muajit Sha’ban është se në këtë muaj ngriten veprat tona te Allahu i Madhëruar, për atë të agjërojmë sa ma shumë që kur të na ngriten veprat tona të jemi agjërueshëm.

Për këtë Pejgamberi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

أُسَامَةَ بْنِ زَيْدٍ قَالَ: (قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لَمْ أَرَكَ تَصُومُ شَهْراً مِنَ الشُّهُورِ مَا تَصُومُ مِنْ شَعْبَانَ؟! قَالَ -صلّى الله عليه وسلّم-: ذَلِكَ شَهْرٌ يَغْفُلُ النَّاسُ عَنْهُ؛ بَيْنَ رَجَبٍ وَرَمَضَانَ؛ وَهُوَ شَهْرٌ تُرْفَعُ فِيهِ الأَعْمَالُ إِلَى رَبِّ الْعَالَمِينَ، فَأُحِبُّ أَنْ يُرْفَعَ عَمَلِي وَأَنَا صَائِمٌ

Usame ibën Zejd, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, thotë se e pyeta të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh ndonjë muaj tjetër sikurse e agjëron muajin Sha’ban?” Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, u përgjigj: “Muaji Sha’ban është muaj të cilin njerëzit e anashkalojnë, ngase është në mes të muajit Rexheb dhe Ramazan. Ky është muaj që ngriten veprat te Zoti i botëve dhe unë dëshiroj që të më ngriten veprat duke qenë me agjërim.” (Transmeton Nesaiu)

Hadithi poashtu na mëson edhe një bazë tjetër në lidhje veprat e mira, dhe atë se: veprat e mira në kohëra kur njerëzit janë në shkujdesje nga ibadetet (adhurimet), për vepruesit e tyre në ato kohëra ato ibadete (adhurime) janë më të dashura dhe më vlerësuara nga Allahu i Madhëruar sikurse: agjërimi në muajin Sha’ban ku shumë njerëz janë në shkujdesje nga kjo, namazi i natës kur të tjerët flejnë, dhikri (përmendja) e Allahut të Madhëruar në tregje kur njerëzit janë të zënë me shitblerje dhe të ngjashme.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman që sa më shumë të agjërojmë në këtë muaj dhe të bëjmë sa më shumë ibadete (adhurime) tjera, poashtu të na jep shëndet dhe forcë ta arrijmë muajin e Ramazanit dhe ta kalojmë atë në atë formë që Allahu i Madhëruar të jetë i kënaqur me ne. Amin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
30536

Character Limit 400