Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Pëshpëritja e shejtanit (djallit) në Iman (besim) tonë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
17 nën 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Pëshpëritja e shejtanit (djallit) në Iman (besim) tonë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga metodat e shejtanit (djallit) për ti larguar besimtarët dhe besimtaret nga Imani (besimi) është edhe pëshpëritja e tij në shpirtin dhe zemrën e besimtarit dhe besimtares çështje të cilat e dërgojnë muslinanin në mosbesim sikurse: A ekziston Zoti, Kush e krijoj Zotin, Ku është Zoti dhe të ngjashme.

Në situata të tilla muslimani nuk duhet të brengoset aspak, duhet të jetë i kënaqur se ajo është një shenjë e qartë se ai në zemrën e tij e ka Imanin (besimin) e sinqertë, në të kundërtën nëse nuk kishte Iman (besim) të sinqertë në Allahun e Madhëruar nuk do ti shkonte shejtani (djalli) ta provokonte me vesvese të tilla sepse ai në esencë nuk ka Iman (besim), pra tek ai misioni i shejtanit (djallit) për ti dërguar njerëzit në mosbesim vetëm se është realizuar.

Për këtë çështje Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، قَالَ: جَاءَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَسَأَلُوهُ: إِنَّا نَجِدُ فِي أَنْفُسِنَا مَا يَتَعَاظَمُ أَحَدُنَا أَنْ يَتَكَلَّمَ بِهِ، قَالَ: «وَقَدْ وَجَدْتُمُوهُ؟» قَالُوا: نَعَمْ، قَالَ: «ذَاكَ صَرِيحُ الْإِيمَانِ

“Disa sahabë kishin shkuar te Pejgamberi alejhi selam dhe ishin ankuar:

Ne po ndjejmë nëpër shpirtrat tanë diçka që e kemi vështirë ta themi.

Ai pyeti: Vallë po e ndjeni këtë?

Ata iu përgjigjën: Po!

Ai tha: Ky është imani i qartë!” (Transmeton Muslimi)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse ndonjërit prej nesh i ndodhin vesvese të këtij lloji përveç që janë dëshmi të qarta për Imanin (besimin) e sinqertë të atij personi ai duhet të bëj edhe disa veprime që na këshillon Pejgamberi alejhi selam në raste të tilla.

Pik së pari duhet të themi Amentu Bilah (i besoi Allahut të Lartësuar), pastaj të kërkojmë mbrojtje dhe strehim tek Allahu i Madhëruar për këtë çështje duke thënë Eudhu bilahi mine shejtani rraxhim (kërkojë mbrojtjen e Allahut të Madhëruar nga shejtani (djalli) i mallkuar) dhe në fund ta largojmë atë mendim nga zemra dhe shpirti jonë duke filluar të mendojmë diçka tjetër në atë çast.

Për këto çështje Pejgamberi alejhi selam thotë:

لاَ يَزَالُ النَّاسُ يَتَسَاءَلُونَ حَتَّى يُقَالَ هَذَا خَلَقَ اللَّهُ الْخَلْقَ فَمَنْ خَلَقَ اللَّهَ فَمَنْ وَجَدَ مِنْ ذَلِكَ شَيْئًا فَلْيَقُلْ آمَنْتُ بِاللَّهِ

“Njerëzit papushim do të pyesin, gjersa të thuhet: Allahu i ka krijuar krijesat, e kush e ka krijuar Allahun? Nëse dikush prej jush e ndjen këtë brenda vetes, le të thotë: Besoj Allahun.” (Transmeton Muslimi)

يَأْتِي الشَّيْطَانُ أَحَدَكُمْ فَيَقُولُ مَنْ خَلَقَ كَذَا وَكَذَا حَتَّى يَقُولَ لَهُ مَنْ خَلَقَ رَبَّكَ فَإِذَا بَلَغَ ذَلِكَ فَلْيَسْتَعِذْ بِاللَّهِ وَلْيَنْتَهِ

“Shejtani i vjen ndonjërit prej jush dhe i thotë: Kush e ka krijuar këtë e atë, gjersa ti thotë: Kush e ka krijuar Zoton tënd? Kujt i ndodh kjo, le të kërkojë mbrojtjen e Allahut dhe le të ndalet me këtë.” (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na ruaj neve, fëmijët tanë dhe mbar besimtarët musliman Imanin (besimin) nga çdo vesvese dhe të na shtojë dhe forcojë atë deri sa ta arrimë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Amin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
48670

Character Limit 400