Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Përcjellja e fjalëve të ezanit pas muezinit dhe lutja pas ezanit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
19 pri 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Përcjellja e fjalëve të ezanit pas muezinit dhe lutja pas ezanit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, thirrja e ezanit është nga thirrjet më të larta, më të mëdhaja dhe më të veçanta në rruzullin tokësor. Ajo ka vlera të veçanta te Allahu i Madhëruar, ndër to kur thërret ezani shejtani ik aq larg deri sa nuk e dëgjon më atë.

Besimtarët dhe besimtaret që e dëgjojnë ezanit, duhet ti kenë parasysh disa sjellje që duhet ti respektojnë, që ti marrin mirësitë e Allahut të Madhëruar që i jep nga thirrja e ezanit.

Kur thirret ezani duhet të ndërpritet çdo bisedë, fjalim dhe çdo aktivitet tjetër, të dëgjohet ezani me vëmendje dhe dëgjuesi i tij i përsërit fjalët e muezinit përveç te fjala e muezinit Hajje ales-salah (Ejani në namaz) dhe Hajje alel-felah (Ejani në shpëtim), dëgjuesi nuk i përsërit fjalët e muezinit po në vend të tyre thotë: La haule ue la kuvvete il-la bil-lah (S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut), ndërsa ne në përgjithësi nuk jemi të kujdesshëm në këtë sjellje, për atë duhet të përmirësohemi ne dhe t'ua mësojmë të tjerëve këtë sjellje.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

إِذَا قَالَ الْمُؤَذِّنُ اللَّهُ أَكْبَرُ اللَّهُ أَكْبَرُ فَقَالَ أَحَدُكُمُ اللَّهُ أَكْبَرُ اللَّهُ أَكْبَرُ ثُمَّ قَالَ أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ قَالَ أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ ثُمَّ قَالَ أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ قَالَ أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ ثُمَّ قَالَ حَيَّ عَلَى الصَّلَاةِ قَالَ لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ ثُمَّ قَالَ حَيَّ عَلَى الْفَلَاحِ قَالَ لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ ثُمَّ قَالَ اللَّهُ أَكْبَرُ اللَّهُ أَكْبَرُ قَالَ اللَّهُ أَكْبَرُ اللَّهُ أَكْبَرُ ثُمَّ قَالَ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ قَالَ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ مِنْ قَلْبِهِ دَخَلَ الْجنَّةَ

“Kur muezini thotë: Allahu ekber, Allahu ekber; dhe ndonjëri prej jush e përsërit këtë duke thënë: Allahu ekber, Allahu ekber;

Kur muezini thotë; Eshhedu en la ilahe il-lallah, dhe ai thotë: Eshhedu en la ilahe il-lallah;

Kur muezini thotë: Eshhedu enne Muhammeden resulullah, dhe edhe ai thotë: Eshhedu enne Muhammeden resulullah;

Dhe kur muezini thotë: Hajje ale-s-salah dhe ai thotë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah;

Kur muezini thotë: Hajje ale-f-felah, dhe ai thotë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah;

Kur muezini thotë: Allahu ekber, Allahu ekber, dhe ai thotë: Allahu ekber, Allahu ekber;

Dhe kur muezini thotë: La ilahe il-lallah, dhe edhe ai thotë: La ilahe il-lallah, sinqerisht nga zemra do të hyjë në xhenet.” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se ndërprerja e çdo aktiviteti gjatë thirrjes së ezanit dhe përsëritja e fjalëve të muezinit është një nga sebebet (shkaqet) për hyrjen tonë në xhenet.

Ai që e dëgjon ezanin, pas thirrjes së tij duhet ta thotë edhe këtë lutje.

Thotë Pejgamberi alejhi selam:

اللَّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ، وَالصَّلَاةِ الْقَائِمَةِ، آتِ مُحَمَّدًا الوَسِيلَةَ وَالْفَضِيلَةَ، وَابْعَثْهُ مَقَامًا مَحمُودًا الَّذِي وَعَدْتَهُ، [إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ الْمِيعَادَ]

“O Allah! O Zoti i kësaj thirrjeje të përsosur dhe namazit të ngritur! Dhuroji Muhammedit (sa) mundësinë e ndërmjetësimit, epërsinë, nivelin e lartë dhe caktoje atë në gradën e pëlqyer që Ti ia premtove.” (Transmeton Buhariu)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, në disa xhami muezini e thotë këtë lutje me zë që ti nxisë besimtarët dhe besimtaret që ta mësojnë atë, mirëpo duhet ta dimë se kjo nuk është e mjaftueshme për të gjithë, mirëpo çdo musliman dhe muslimane duhet ta mësojë këtë lutje dhe ta thotë vetë në heshtje.

Pas kësaj lutjeje duhet ta themi edhe këtë lutje.

Thotë Pejgamberi alejhi selam:

مَنْ قَالَ حِينَ يَسْمَعُ الْمُؤَذِّنَ أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأَنَّ مَحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ رَضِيتً بِااللَّهِ رَبَّا وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولاً وَبِالإِسْلاَمِ دِينً. غُفِرَ لَّهُ ذَنْبُهُ

“Kush e thotë kur e dëgjon muezinin: Eshhedu en la ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu. Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut, Ai është Një dhe nuk ka shok; Ve enne Muhammeden abduhu ve rasuluhu. Dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij; Radijtu bil-lahi Rabben, ve bi Muhammedin resulen, ve bi-l-islami dinen. Jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, se Muhamedi është Pejgamberi im dhe Islami është feja ime, atij do t’i falen mëkatet.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi na bën të qartë se thënia e kësaj lutjeje është sebeb (shkak) i faljes së mëkateve nga ana e Allahut të Madhëruar.

Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata që e respektojnë sjelljen gjatë thirrjes së ezanit.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
24027

Character Limit 400