Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Pas Bajramit të Kurbanit, a do të vazhdojmë rrugën e adhurimit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
06 qer 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Pas Bajramit të Kurbanit, a do të vazhdojmë rrugën e adhurimit?

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, duhet ta dimë se Allahu i Madhëruar i ka caktuar disa obligime të veçanta në kohëra të veçanta që nëpërmes tyre të na shtoi edhe më shumë të mirat, begatitë, dhe afrimin tek Allahu i Madhëruar.

Nga ato adhurime të veçanta që i caktoi Allahu i Madhëruar është haxhi, që dje u realizua edhe rukni (shtylla kryesore) e haxhit që është qëndrimi në Arafat, Allahu i Madhëruar ua bëft kabull haxhin haxhilerëve!, therjen e kurbaneve, përfundimin e dhjetë ditëve të muajit të Dhulhixhes (muajit të dymbëdhjetë të kalendarit islam).

Mirëpo fatkeqësisht! disa vëllezër dhe motra kur janë sezonet e adhurimeve sikurse muaji i bekuar i Ramazanit, haxhi, dhjetë ditët e muajit të Dhulhixhes (muajit të dymbëdhjetë të kalendarit islam), janë shumë aktiv dhe të zellshëm në adhurime dhe punë të mira, ndërsa pas kalimit të sezoneve të veçanta për adhurim ata kthehen në gjendjen e mëparshme, diçka e tillë nuk është në rregull. Ajo që kërkohet nga ne nga ana e Allahut të Madhëruar është që ta adhurojmë Allahun e Madhëruar gjatë gjithë jetës sonë, ndërsa në kohëra dhe vende të veçanta ti shtomi adhurimet dhe lutjet tona.

Allahu i Madhëruar thotë:

وَاعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ الْيَقِينُ

“Dhe adhuro (e shërbeji) Zotit tënd, deri sa të arrijë e pashmangshmja e sigurtë (vdekja). (Kuran 15, 99)

Për atë adhuruesi i sinqertë ka shenja, ndër to:

  • Vazhdimësia – pra besimtari i sinqertë e adhuron Allahun e Madhëruar vazhdimisht;
  • Përulësia – pas Bajramit nuk mendon se “mbaroi detyra”;
  • Mirënjohja – e falënderon Allahun e Madhëruar që i dha suksesin dhe kërkon të vazhdojë.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

أَحَبُّ الأَعْمَالِ إِلَى اللهِ أَدْوَمُهَا وَإِنْ قَلَّ

“Veprat më të dashura për Allahun janë ato që bëhen në mënyrë të vazhdueshme, edhe nëse janë të pakta.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Bajrami është testi i vazhdimësisë, jo fundi i përkushtimit. Lutja më e shpeshtë e Pejgamberit alejhi selam ishte:

يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِك

“O Ti që ia kthen zemrat njerëzve, më bëj zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde!” (Transmeton Tirimidhiu dhe Ahmedi)

Të mos bëhemi “muslimanë sezonalë”, por të jemi muslimanë të përditshëm në namaz, sjellje, mendim e vepër.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta t’ua pranojë haxhin, lutjet haxhilerëve dhe adhurimet tjera, poashtu lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë besimtarëve t’ua pranojë Kurbanet, lutjet dhe të gjitha adhurimet tjera, o Allah bëna nga ata që të adhurojnë në heshtje dhe në dukje, në Bajram dhe pas tij. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
50521

Character Limit 400