Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

O ju të rrinjë dhe të reja martohuni

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
27 dhj 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: O ju të rrinjë dhe të reja martohuni!

Vëllezër të dashur dhe ju motra të nderuara, nga çështjet tepër të rëndësishme me të cilat na urdhëron feja jonë e dashur është edhe martesa.

Pejgamberi alejhi selam në një hadith të tij, në lidhje me urdhërimin e të rinjve dhe të rejave që të martohen ai thotë:

يَا مَعْشَرَ الشَّبَابِ مَنِ اسْتَطَاعَ مِنْكُمُ الْبَاءَةَ فَلْيَتَزَوَّجْ

"O ju të rinj Cili prej jush ka mundësi për martesë, le të martohet..."

Allahu i Madhëruar nëpërmjet martesës siguron shumë mirësi, ndër to: gruaja është prehje dhe qetësi për burrin, poashtu edhe burri është prehje dhe qetësi për gruan.

Për këtë çështje Allahu xh.sh në Kuranin Famëlartë thotë:

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا

“Dhe nga faktet (e madhërisë) së Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), kështu që të gjeni prehje tek ato" (Kuran 30, 21)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nuk ka mundësi një burrë të jetë i lumtur në dunja (këtë botë) edhe nëse ka shumë pasuri, autoritet dhe të ngjashme, nëse nuk është i martuar, poashtu asnjë grua nuk mundet të jetë e lumtur edhe nëse i ka mirësitë e botës nëse nuk është e martuar.

Këtë e shohim qartë nga fakti i rastit të Ademit alejhi selam dhe gruas së tij Havës. Ademi alejhi selam ishte në xhenet, aty i kishte të gjitha të mirat e xhenetit, të cilat as syri nuk i ka pa, as veshi nuk i ka dëgjuar as mendja nuk mundet ti mendojë të mirat e tij, mirëpo atëherë kur Allahu i Madhëruar Ademit alejhi selam ia krijoj Havën, atëherë i tha që tash do të kesh prehje dhe qetësi. Pra atëherë kur burri martohet gjen prehje dhe qetësi te gruaja e tij poashtu edhe kur gruaja martohet e gjen prehjen dhe qetësin te burri i saj. Nëse Ademi alejhi selam u qetësua në xhenet pasi që Allahu i Madhëruar ia krijoi Havën, edhe ata që mendojnë se kanë qetësi edhe pa martesë nuk e dinë se pohimi i tyre nuk është i saktë, ndoshta janë më të lirë, mirëpo nuk do të thotë se janë më të lumtur.

Duke na treguar Muhamedi alejhi selam rëndësinë e martesës dhe se ajo është nga kënaqësitë më të mëdhaja të kësaj bote ai thotë:

الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَخَيْرُ مَتَاعِ الدُّنْيَا الْمَرْأَةُ الصَّالِحَةُ

“Jeta e kësaj bote është kënaqësi dhe kënaqësia më e madhe e saj është gruaja e devotshme.” (Transmeton Muslimi)

Martesa është aq e rëndësishme saqë edhe gjysma e aspekti fetar rregullohet me martesë.

Për këtë Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

مَنْ تَزَوَّجَ فَقَدْ أَحْرَزَ نِصْفَ دِينِهِ فَلْيَتَّقِ اَللَّهَ فِي اَلنِّصْفِ اَلْبَاقِي.

“Kush martohet, e ka përmbushur gjysmën e besimit, le ti frikësohet Allahut xh.sh në gjysmën tjetër”

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nëse analizojmë gjendjen e të rinjve dhe të rejave sot, fatkeqësisht jemi dëshmitarë ku të rinjtë dhe të rejat tona, me të madhe e shtyjnë dhe e vonojnë martesën, pra nuk martohen me kohë.

Pa marr parasysh arsyetimet, diçka e tillë nuk është në rregull, shpesh ndodhë që vonimi i martesës bëhet për arsye të vazhdimit të shkollimit, edhe kjo nuk është në rregull mirëpo nëse dëshironi vazhdimin e shkollimit dhe edukimit, bëni të dyja edhe shkollimit dhe edukim edhe martes, Pra ka kushte për të dyja

Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta ta martoi çdo musliman dhe muslimane të pa martuar dhe t’ju jep çdo të mirë të kësaj bote dhe botës tjetër. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
42339

Character Limit 400