Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Ndalimi i rreptë i vetëvrasjes

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
20 tet 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ndalimi i rreptë i vetëvrasjes.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, vetëvrasja është një fenomen i rrezikshëm në shoqëritë muslimane dhe të tjerat, vetëvrasja është haram (vepër e ndaluar në mënyrë të prerë), bile Islami atë e llogarit nga mëkatet e mëdhaja për shkak se ajo është një sulm ndaj të drejtës së jetës të cilën ia dhuroi Allahu i Madhëruar njeriut dhe e urdhëroi që ta ruajë atë, kështu që njeriu që bën vetëvrasje shkelë atë që Allahu i Madhëruar ia ka besuar njeriut, shpirtin dhe trupin e tij dhe kështu pra njeriu bëhet i padrejtë ndaj vetes së tij.

Për ndalimin e vetëvrasjes Allahu i Madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:

وَلَا تَقْتُلُوا أَنفُسَكُمْ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا

“Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht që Allahu është gjithnjë Mëshirëplotë ndaj jush.” (Kuran 4, 29)

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, njeriu në jetën e kësaj bote ballafaqohet edhe me situata të vështira ku ndonjëherë i vejnë çaste ku e humb durimin, shpresën dhe mbështetjen tek Allahu i Madhëruar dhe mendon për vetëvrasje. Besimtarit musliman në asnjë mënyrë nuk duhet ti shkojë mendja për diçka të tillë, pasi që ajo nuk është formë që e zgjedh problemin, por ajo e ngarkon besimtarin me përgjegjësinë më të madhe të mundur para Allahut të Madhëruar.

Ka shumë hadithe që sqarojnë të këqijat që e presin besimtarin musliman në rast se ai bën vetëvrasje, ndërsa ne do ta analizojmë vetëm njërin prej tyre dhe do të kuptojmë mjaft për të këqijat e vetëvrasjes që asnjëherë mos ti shkoi mendja besimtarit për diçka të tillë pa marr parasysh situatat e vështira që e kaplojnë atë.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَنْ قَتَلَ نَفْسَهُ بِحَدِيدَةٍ فَحَدِيدَتُهُ فِي يَدِهِ يَتَوَجَّأُ بِهَا فِي بَطْنِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدًا فِيهَا أَبَدًا، وَمَنْ شَرِبَ سَمًّا فَقَتَلَ نَفْسَهُ فَهُوَ يَتَحَسَّاهُ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدًا مُخَلَّدًا فِيهَا أَبَدًا، وَمَنْ تَرَدَّى مِنْ جَبَلٍ فَقَتَلَ نَفْسَهُ فَهُوَ يَتَرَدَّى فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدًا مُخَلَّدًا فِيهَا أَبَدًا

“Kush e vret veten me ndonjë mjet të hekurt, ai do t’i vendoset në dorë dhe me të do ta shpojë përherë barkun e tij në zjarrin e Xhehenemit. Kush e pi helmin dhe vritet, ai do ta shikojë përherë këtë në zjarrin e Xhehenemit. Kush hidhet nga ndonjë vend i lartë dhe vritet, ai do të hidhet përherë kështu në zjarrin e Xhehenemit” (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se ai që e vret veten e tij do të jetë në zjarr të Xhehenemit (Allahu na ruajt), pastaj do të dënohet me të njëjtën formë që ia mori vetes shpirtin që në vazhdimësi ta shijojë dhembjen e momentit kur ia mori vetes shpirtin.

Lusim Allahu e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e Tija të larta ta falë çdo musliman që ka bërë vetëvrasje dhe ta ruaj çdo musliman nga vetëvrasja. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
38037

Character Limit 400