Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Namazi i xhumasë dhe obligueshmëria e tij

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
15 nën 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Namazi i xhumasë dhe obligueshmëria e tij.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga farzet (obligimet e prera), më të mëdha, rëndësishme dhe të vlefshme është namazi i xhumasë.

Allahu i Madhëruar për obligueshmërinë e namazit të xhumasë thotë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَوٰةِ مِن يَوۡمِ ٱلۡجُمُعَةِ فَٱسۡعَوۡاْ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَذَرُواْ ٱلۡبَيۡعَۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

"O ju që keni besuar (muslimanë)! Kur të bëhet thirrja për falje Ditën e Xhuma, nxitoni me zell te përkujtimi i Allahut (Khutbah – Ligjërata e Xhumasë dhe falja e këtij namazi) dhe lëreni tregtinë (dhe Çdo punë tjetër). Kjo është më e mira për ju, veç sikur ta dinit!" (Kuran 62, 9)

Pra ajeti na bën të qartë farzin (obligueshmërinë e prerë) të faljes së namazit të xhumasë nga fakti ku urdhëron Allahu i Madhëruar të lihet puna dhe të shkohet të falet xhumaja në xhami.

Ajeti Kuranor poashtu na bën të qartë edhe faktin se në kohën e namazit të xhumasë është haram (ndalës e prerë) puna për burrat, ndërsa gratë edhe pse është koha e namazit të xhumasë ata kanë të drejtë të punojnë pasi për ta nuk është obligim namazi i xhumasë.

Ndërsa ne që jetojmë në perëndim dhe të tjerët që janë sikurse situata jonë, duhet të mundohet deri në maksimum me punëdhënësin e tij që ti mundësohet falja e namazit të xhumasë, mirëpo nëse diçka e tillë nuk i mundësohet, nga ai bjen obligueshmëria e namazit të xhumasë dhe ngelet obligim për të vetëm falja e namazit të drekës.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, mos falja e namazit të xhumasë, pa arsye sherjatike, është nga gjynahet më të mëdhaja saqë rrezikon edhe daljen nga feja Islame.

Pejgamberi alejhi selam për këtë çështje thotë:

لَيَنْتَهِيَنَّ أَقْوَامٌ عَنْ وَدْعِهِمُ الْجُمُعَاتِ، أَوْ لَيَخْتِمَنَّ اللهُ عَلَى قُلُوبِهِمْ، ثُمَّ لَيَكُونُنَّ مِنَ الْغَافِلِينَ

“Nëse njerëzit nuk e ndërpresin mos faljen e namazit të xhumasë, All-llahu do t’ua vulosë atyre zemrat e do t’i lërë në shkujdesje të përjetshme”, (Transmeton Muslimi)

Në një hadith tjetër Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَنْ تَرَكَ ثَلَاثَ جُمَعٍ تَهَاوُنًا بِهَا طَبَعَ اللَّهُ عَلَى قَلْبِهِ

“Kushdo që humb tri namaze xhumaje nga neglizhenca, Allahu do t’i vërë një vulë në zemrën e tij”.(Transmeton Muslimi)

Ndërsa nga obligueshmëria e faljes së namazit të xhumasë lirohen këto kategori të besimtarëve: Udhëtarët të cilët duhet ta shkurtojnë namazin, femrat janë të liruara nga ky detyrim, sëmundja, verbëria dhe robëria.

Lusim Allahun e Lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e namazit të xhumasë rregullisht, si dhe namazeve të tjera. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
53784

Character Limit 400