Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Namazi i duhas (Paraditёs)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
01 qer 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Namazi i duhas (Paraditёs)

Vëlezër të dashur dhe motra të nderuara, nga veprat nafile (vullnetare) të cilat janë shumë të vlerësuara dhe shpërblyera nga Allahu i Madhëruar është edhe namazi i duhas.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

يُصْبِحُ عَلَى كُلِّ سُلَامَى مِنْ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ فَكُلُّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةٌ وَكُلُّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةٌ وَأَمْرٌ بِالْمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ وَنَهْيٌ عَنْ الْمُنْكَرِ صَدَقَةٌ وَيُجْزِئُ مِنْ ذَلِكَ رَكْعَتَانِ يَرْكَعُهُمَا مِنْ الضُّحَى

"Pёr çdo mёngjes, çdonjёra nyje e trupit tuaj ka tё drejtё pёr lёmoshё. Çdo ‘tesbih’ (tё thёnurit ‘subhan Allah/ I pa tё meta (lartёmadhёruar) ёshtё Allahu) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehmid’ (tё thёnurit ‘elhamdulilah/ Falёndёrimi dhe lavdёrimi i takon Allahut) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehlil’ (tё thёnurit ‘la ilahe il-la Allah/ Nuk ka Zot pёrveç Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tekbir’ (tё thёnurit ‘Allahu ekber/ Allahu ёshtё mё i madh’) ёshtё lёmoshё, tё urdhёruarit nё tё mirё ёshtё lёmoshё, ndalimi nga e keqja ёshtё lёmosh dhe si kompenzim pёr gjithё kёtё mjaftojnё dy rekate tё ‘duhasё’ (paraditёs)”. (Transmeton Muslimi)

Namazi i duhas ka edhe shumë vlera të tjera ndërsa hadithi i Pejgamberit alejhi selam na sqaroi vetëm disa prej tyre.

-Koha e namazit të duhas: Fillon rreth njëzetë minuta pas lindjes së diellit dhe përfundon rreth njëzetë minuta para ezanit të namazit të drekës;

-Numri i rekatëve: Më së pakti janë dy rekat më së shumti janë 12 rekat;

-Forma e faljes: Falet njejt sikurse namazet tjera që janë dy rekatëshe Farz (obligim i prerë) ose sunet (të preferuara).

Lusim Allahun e Madhëruar me emrar e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga falësit e namazit të duhas. Amin

Hoxhë Azir Aziri

No comments yet...
Leave your comment
90806

Character Limit 400