Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Falja e pëshpëritjeve të shpirtit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
03 nën 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Falja e pëshpëritjeve të shpirtit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun nga trupi dhe shpirti, e dalloi nga krijesat tjera me mendje dhe logjik nëpërmjet së cilës dallon të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e dëmshmja dhe të ngjashme.

Allahu i Madhëruar së bashku me krijimin e njeriut tek ai e krijoi si sprovë edhe mundësinë e njeriut të mendojë për ti bërë dikujt tjetër keq ose ti pëshpërisë shpirti i tij diçka të keqe karshi të tjerëve.

Sa i përket mendimeve dhe pëshpëritjeve të këqija të shpirtrave tonë, është një e vërtetë që nuk mundet ti ik asnjë njeri, mirëpo ajo që është më e rëndësishme për njeriun në këtë rast se: për mendimet dhe pëshpëritjet e këqija Allahu i Madhëruar nuk i merr njerëzit në përgjegjësi deri se ai mendim dhe ajo pëshpëritje nuk realizohet në fjalë dhe vepër, argument për këtë çështje kemi hadithin e Pejgamberit alejhi selam ku thotë:

إِنَّ اللَّهَ تَجَاوَزَ لأُمَّتِي مَا حَدَّثَتْ بِهِ أَنْفُسَهَا مَا لَمْ يَتَكَلَّمُوا أَوْ يَعْمَلُوا بِهِ

“Me të vërtet, Allahu i Lartësuar do t’ia falë umetit tim atë që ia pëshpërit shpirtit, gjersa të mos e thonë, ose të mos e bëjnë atë.” (Transmeton Muslimi)

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbroj dhe largoj neve, fëmijët tonë dhe çdo besimtar musliman nga çdo mendim, pëshpëritje edhe vepër të keqe. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
66915

Character Limit 400