Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Duaja (lutja) dhe dhikri (përmendja) e Allahut të Madhëruar natën

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
29 qer 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Duaja (lutja) dhe dhikri (përmendja) e Allahut të Madhëruar natën.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar nga dashuria dhe mëshira e Tij për ne, na ka caktuar kohëra dhe vepra të veçanta, që nëse i veprojmë afrohemi dhe bëhemi edhe më të dashur tek Allahu i Madhëruar.

Nga kohërat dhe veprat e veçanta që na afrojnë shumë tek Allahu i Madhëruar është edhe Duaja (lutja) dhe dhikri (përmendja) e Allahut të Madhëruar natën.

Për këtë çështje Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

إِنَّ فِي اللَّيْلِ لَسَاعَةً لَا يُوَافِقُهَا رَجُلٌ مُسْلِمٌ يَسْأَلُ اللَّهَ خَيْرًا مِنْ أَمْرِ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةِ إِلَّا أَعْطَاهُ إِيَّاهُ وَذَلِكَ كُلَّ لَيْلَةٍ

"Me të vërtetë, natën është një moment dhe nëse robi musliman e kalon duke kërkuar të mira në të, Allahu do tia japë. Ai moment është në secilën natë." (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se nga shkaqet e pranimit të lutjeve tona tek Allahu i Madhëruar është bërja e lutjeve tona natën.

Në një hadith tjetër pejgamberi alejhi selam thotë:

يَنْزِلُ رَبُّنَا تَبَارَكَ وَتَعَالَى كُلَّ لَيْلَةٍ إِلَى السَّمَاءِ الدُّنْيَا حِينَ يَبْقَى ثُلُثُ اللَّيْلِ الْآخِرُ فَيَقُولُ مَنْ يَدْعُونِي فَأَسْتَجِيبَ لَهُ وَمَنْ يَسْأَلُنِي فَأُعْطِيَهُ وَمَنْ يَسْتَغْفِرُنِي فَأَغْفِرَ لَهُ

"Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë çdo natë në pjesën e fundit të natës dhe thotë: ‘Kush më thërret që ti përgjigjem, kush më lut Mua, do t’ia plotësoj, ndërsa kush kërkon falje nga mëkatet, do t’ia fal." (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se Allahu i Madhëruar zbret në pjesën e tretë të natës në qiellin e dunjas (kësaj bote) dhe për ata vëllezër dhe motra që në këtë pjesë të natës janë duke e përmend Allahun e Madhëruar me përkujtime të ndryshme sikurse: LaiLahe ilaAllah (nuk ka zot tjetër të adhuruar përveç Allahut të Madhëruar), SubhanaAllah (i lartësuar është Allahu i Madhëruar) nga çdo e metë që i përshkruhet Allahut të Madhëruar), lexojnë Kuranin Famëlartë dhe të ngjashme, janë duke bërë ndër veprat më të dashura tek Allahu i Madhëruar.

Hadithi poashtu na mëson se nëse ne lutemi, i kërkojmë falje Allahut të Madhëruar ose i kërkojmë Allahut të Madhëruar diçka, veçanërisht në këtë pjesë të natës, Allahu i Madhëruar ato lutje, kërkim faljeje dhe kërkesa tona do ti pranojë.

Për atë vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, besimtari dhe besimtarja duhet ta shfrytëzojë këtë kohë me namaz nate, lutje dhe përkujtime Allahun e Madhëruar shpesh, sidomos kur ne kemi ndonjë nevojë të veçantë në jetën tonë.

Që Allahu i Madhëruar t'na përgjigjet në lutjet tona, të zgjohemi në pjesën e tretë të natës, të falim namaz nate dhe ta lusim Allahun e Madhëruar për nevojat tona, dhe jo për nevojat tona t'ju flasim dhe ankohemi gjithë ditën njerëzve, pra të ankohemi dhe drejtohemi tek Allahu i Madhëruar, sepse Ai është i plotfuqishmi, mëshiruesi, falësi dhe dhuruesi më i mirë. Ndërsa njerëzit vetëm që do të na bëjnë muhabetin tonë dhe asgjë zdo përfitojmë nga to, ndërsa humbje sigurisht që do të kemi.

Ndërsa pjesa e tretë e natës llogaritet duke e llogaritur perëndimin e diellit dhe daljen e imsakut (agimit), i ndanë në tre pjesë këto orë, dhe do ta shohish nga cila orë fillon pjesa e tretë e natës, afërsish është 1 orë ose 1:30 minuta para imsakut (agimit).

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë i Tija të larta t'na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata qe falen dhe luten shumë, sidomos në pjesën e tretë të natës. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
76018

Character Limit 400