Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dita e Arafatit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
12 qer 2024

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dita e Arafatit

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, dita e nesërme është dita e Arafatit, kjo ditë është dita më e mirë, më e vlefshme dhe më e veçanta e gjithë vitit.

Për rëndësinë e kësaj dite pejgamberi alejhi selam thotë:

"إِذَا كَانَ يَوْمُ عَرَفَةَ إِنَّ اللَّهَ يَنْزِلُ إِلَى السَّمَاءِ فَيُبَاهِي بِهِمُ الْمَلَائِكَةَ، فَيَقُولُ: انْظُرُوا إِلَى عِبَادِي أَتَوْنِي شُعْثًا غُبْرًا، ضَاحِينَ مِنْ كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ، أُشْهِدُكُمْ أَنِّي قَدْ غَفَرْتُ لَهُمْ.فَتَقُولُ لَهُ الْمَلَائِكَةُ: أَيْ رَبِّ فِيهِمْ فُلَانٌ يَزْهُو وَفُلَانٌ وَفُلَانٌ، قَالَ: يَقُولُ اللَّهُ: قَدْ غَفَرْتُ

"Kur vjen dita e Arafatit, Allahu zbret në qiell dhe mburret me ta para engjëjve, duke thënë: Shikoni robërit e mi (njerëzit), ata më kanë ardhur të rraskapitur dhe të pluhurosur, rrugëve të larta nga çdo cep i thellë e i largët i maleve, ju mar për dëshmitar se i kam falur ato. Pastaj engjëjt i thonë Atij: Në mes tyre është filan filan mendjemadhi (mëkatari), filani dhe filani, Thotë (Allahu): "Sigurisht që i kam falur". (Transmeton Ibën Huzejmeh)

Fakti që në natën e kadrit zbresin vetëm melekët dhe meleku më i madhë Xhibrili, ndërsa në ditën e Arafatit zbret vetë Allahu i Madhëruar në qiellin e dunjasë ashtu siç i takon Lartmadhërisë së Tij është argument për vlerën e madhe të ditës së Arafatit.

Këtë ditë besimtarët duhet ta shfrytëzojnë në maksimum me lutje Allahun e Madhëruar, pendim dhe kërkim falje nga Allahu i Madhëruar për mëkatet e tyre.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, sahabët (shokët) e Muhamedit alejhi selam, përgaditeshin për ditën e Arafatit shumë, sidomos për lutje ndaj Allahut të MMadhëruar.

Ata i bënin gati lutjet me të cilat do ti luteshin Allahut të Madhëruar në ditën më të mirë të vitit me bindje të plotë se vitin e ardhshëm Allahu i Madhëruar do t'ua pranoi lutjet.

Një njeri i ditur dhe i urtë thotë: Betohem në Allahun e Madhëruar se çdo lutje me të cilën e kam lutur Allahun e Madhëruar në ditën e Arafatit me besim dhe bindje të plotë që Allahu i Madhëruar do të më përgjigjet në lutje, se vetëm Ai është i vetmi që është i plotfiqishëm në përgjigjen e lutjve, dhe brenda vitit më është përgjigjur në të gjitha lutjet e mia.

Nga veprat e veçanta dhe shumë të shpërblyera në ditën e Arafatit është edhe agjërimi i ditës së Arafatit.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ أَحْتَسِبُ عَلَى اللهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْدَهُ

“Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu të mi falë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm”, (Transmeton Muslimi)

Pra nëpërmes agjërimit të ditës së Arafatit Allahu i Madhëruar na fal mëkatet e dy viteve për atë nuk duhet humbur këtë mundësi të artë besimtari musliman.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na falë mëkatet, të na pranoi lutjet dhe të na mundësojë agjërimin e ditës së Arafatit. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
38224

Character Limit 400