Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Dhjetëditëshi i parë i muajit i Dhulhixhes
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dhjetëditëshi i parë i muajit i Dhulhixhes.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, ne jemi në dhjetëditëshin e muajit Dhulhixhe (muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islam). Këto ditë janë ditët më të mira të vitit.
Allahu i Madhëruar në këto dhjetë ditë të veçanta kërkon nga ne që ti shtojmë veprat e mira dhe të largohemi nga veprat e liga, sepse diçka e tillë është shumë e dashur dhe e shpërblyer nga ana e Allahut të Madhëruar.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
مَا مِنْ أَيّامٍ أَعْظَمَ عِندَ اللَّهِ، وَلَا أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنَ العَمَلِ فِيهِنَّ مِنْ هَذِهِ العَشْرِ، فَأَكْثِرُوا فِيهِنَّ مِنَ التَّهْلِيلِ، وَالتَّكْبِيرِ، وَالتَّحْمِيدِ.
“Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu dhe më të dashura për Të që të bëhen vepra të mira në to sesa këto dhjetë ditë (të Dhul-Hixhes), andaj shtoni në to thënien e tehlil-it لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ) - Lailahe il-lallah), tekbir-it اللَّهُ أَكْبَرُ) – Allahu ekber) dhe tahmid-it (الحَمْدُ لِلَّهِ – Ue lilahil-hamd).” (Transmeton Ahmedi)
Nga ditët më të veçanta të këtij dhjetëditëshi te muajit Dhulhixhe është dita e Arafatit të cilën Allahu i Madhëruar e veçoi me shumë begati dhe mirësi për dallim nga ditët tjera të vitit, ndër to:
- 1. Është dita më e mirë e vitit;
- 2. Është një nga dhjetë ditët që është betuar Allahu i Madhëruar në to;
- 3. Është ditë muaji të cilët quhen hurum (të ndaluar);
- 4. Duaja më e mirë është duaja e ditës së arafatit;
- 5. Është dita kur është plotësuar feja islame si begatia më e madhe e Allahut të Madhëruar për mbarë njerëzimin;
- 6. Është ditë feste për mbarë besimtarët musliman;
- 7. Është dita e faljes së mëkateve dhe largimit nga zjarri i xhehenemit;
- 8. Është ditë që është kusht i haxhit.
Ndërsa nga veprat e lavdëruara, të veçanta për besimtarët që duhet ti bëjnë pjesë praktike të jetës së tyre janë:
- 1. Teubeja (pendimi) i sinqertë;
- 2. Haxhi si kusht i pestë i fesë islame;
- 3. Shtimi i veprave të mira dhe largimi nga veprat e liga;
- 4. Përkujtimi i Allahut të Madhëruar shumë sidomos tekbireve të përgjithshme dhe tekbireve të veçanta që janë obligim për çdo musliman dhe muslimane pas namazeve farz (obligim) të cilat fillojnë me namazin e sabahut të ditës së Arafatit dhe vazhdojnë deri me namazin e Ikindisë ditën e katërt të bajramit;
- 5. Agjërimi i ditës së Arafatit për të cilën Allahu i Madhëruar na falë mëkatet e dy viteve, pra vitit aktual dhe atij të shkuar;
- Therja e Kurbanit;
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
ما عَمِلَ آدَمِيٌّ مِنْ عَمَلٍ يَوْمَ النَّحْرِ أَحَبَّ إِلَى اللَّهِ مِنْ إِهْرَاقِ الدَّمِ، إِنَّهَا لَتَأْتِي يَوْمَ القِيَامَةِ بِقُرُونِهَا وَأَشْعَارِهَا وَأَظْلَافِهَا، وَإِنَّ الدَّمَ لَيَقَعُ مِنَ اللَّهِ بِمَكَانٍ قَبْلَ أَنْ يَقَعَ عَلَى الْأَرْضِ، فَطِيبُوا بِهَا نَفْسًا
“Nuk ka njeri që të bëjë ndonjë vepër më të dashur për Allahun në Ditën e Kurbanit sesa derdhja e gjakut (therja e kurbanit). Sepse ajo (kafsha e kurbanit) do të vijë Ditën e Kiametit me brirët e saj, me qimet dhe me thundrat e saj. Dhe me të vërtetë, gjaku i saj bie në një vend të lartë tek Allahu përpara se të prekë tokën. Prandaj, bëjeni këtë (kurbanin) me zemër të qetë dhe të kënaqur.” (Transmeton Muslimi)
Pra therja e Kurbanit është vepra më e mirë, jashtëzakonisht e lavdëruar, e shpërblyer dhe e kërkuar nga Allahu i Madhëruar, dhe besimtari që ka mundësi ta bëj diçka të tillë nuk lejohet ta lërë në asnjë mënyrë për arsye të shpërblimeve të mëdhaja të therjes së kurbaneve.
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman të bëjmë sa më shumë vepra të mira në këtë dhjetëditësh, të na pranoi ato dhe ta arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar nëpërmjet tyre.
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun