Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dhjetëditëshi i fundit i muajit të bekuar të Ramazanit

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
21 mar 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dhjetëditëshi i fundit i muajit të bekuar të Ramazanit.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga dita e djeshme më veç se kemi hyrë në dhjetëditëshin e fundit të muajit të mirësive, mëshirës, faljes, begative dhe shumë mirësive të mëdhaja.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Pejgamberi alejhi selam padyshim është shëmbëlltyra jonë në gjithçka. Në muajin e bekuar të Ramazanit ai e shfrytëzonte kohën, sidomos netët e muajit të bekuar të Ramazanit duke i gjallëruar ata me adhurime, ndërsa në dhjetëditëshin e fundit Pejgamberi alejhi selam netët e Ramazanit i shfrytëzonte duke i gjallëruar me adhurime pjesën më të madhe të tyre, bile me diçka të tillë i këshillonte edhe familjarët e tij si dhe mbarë besimtarët musliman.

Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberi alejhi selam ku thotë:

كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا دَخَلَ العَشْرُ شَدَّ مِئْزَرَهُ، وَأَحْيَا لَيْلَهُ، وَأَيْقَظَ أَهْلَهُ

“Në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ai e shtrëngonte rripin (rriste përkushtimin), e gjallëronte natën me ibadet dhe i zgjonte familjarët e tij.” (Transmeton Buhariu & Muslimi)

Pra duke u bazuar në këtë tekst sherijatik dhe tekste tjera të sheriatit, edhe ne duhet që këto ditë dhe netë të mbetura të dhjetëditëshit të fundit ti shfrytëzojmë si i shfrytëzoi Pejgamberi alejhi selam dhe besimtarët e sinqertë. Nga veçoritë e këtij dhjetëditëshi të fundit janë:

  1. Përpjekja më e madhe në adhurime;
  2. Itikafi (mbyllja në xhami) në dhjetëditëshin e fundit për ta adhuruar Allahun e Madhëruar sa më shumë;
  3. Shfrytëzimi i kohës sa më shumë;
  4. Ndërsa më e rëndësishmja e këtij dhjetëditëshi është ajo se në këtë dhjetëditësh është edhe nata e Kadrit, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Për atë patjetër ti gjallërojmë ditët sidomos netët tek të këtij dhjetëditëshi, sepse më pak që kemi mundësinë të fitojmë për një adhurim apo lutje sikurse atë adhurim apo lutje ta bënim 83 vjet.

Vërtet tash është koha për përpjekje dhe sakrificë në adhurime dhe lutje.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman që ti shfrytëzojnë këto ditë të bekuara në adhurim dhe lutje, t’ua pranojë Allahu i Madhëruar adhurimet dhe lutjet poashtu ta fitojnë edhe kënaqësinë e Tij. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
45681

Character Limit 400