Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dhënia e gjësendeve për shfrytëzim

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
17 tet 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dhënia e gjësendeve për shfrytëzim.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga veprat e preferuara me të cilat nxit Islami është edhe dhënia e gjësendeve për shfrytëzim sikurse veturën, mjetet e punës dhe gjëra tjera të ndryshme.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

أَلَا رَجُلٌ يَمْنَحُ أَهْلَ بَيْتٍ نَاقَةً، تَغْدُو بِغَدَاءٍ وَتَرُوحُ بِعَشَاءٍ؟ إِنَّ أَجْرَهَا لَعَظِيمٌ.

“A nuk ka ndonjë njeri që t’i dhurojë një deve një familjeje, që ajo të shkojë në mëngjes për ushqim dhe të kthehet në mbrëmje me darkë? Vërtet shpërblimi i saj është i madh!” (Transmeton Muslimi)

Hadithi na bën të qartë se nga cilësitë e karakterit të muslimanit duhet të jetë edhe ajo që ai, duhet t‘ua jep gjësendet e tija të tjerëve për ty shfrytëzuar ato dhe se diçka e tillë është jashtëzakonisht e lavdëruar dhe e shpërblyer nga ana e Allahut të Madhëruar. Mirëpo diçka shumë e rëndësishme në këtë çështje është edhe ajo që muslimani duhet të kujdeset, ti bëj vetë gjësendet që i duhen atij nëse ka mundësi dhe jo ta bëj traditë t‘ua lip të tjerëve gjërat që i duhen atij.

Kjo çështje është aq e rëndësishme saqë edhe Allahu i Madhëruar e përmend në Kuranin Famëlartë:

وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ

“„Mjerë“ dhe ata të cilët nuk japin as El-Maun (sendin më të vogël).” (Kuran 107, 7)

Pra ajeti Kuranor na bën të qartë se ata njerëz që posedojnë gjësende dhe u’a lipin njerëzit që e kanë të vështirë ti blejnë vet ato sende dhe ata nuk u’a japin, të tillët i kërcënon Allahu i Madhëruar me mjerim në këtë botë dhe botën tjetër.

Për atë vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, le ti marrim këto këshilla të Allahut të Madhëruar dhe Pejgamberit alejhi selam, le t‘ua japim njerëzve që kanë nevojë gjësendet tona ti shfrytëzojnë ato sepse nëpërmes saj Allahu i Madhëruar na shton bereqetin në gjësendet tona, na ruan dhe na i shton të mirat e tij ndaj neve.

Poashtu është shumë e rëndësishme edhe për ato vëllezër që i marrin gjësendet e huaja ti ruajnë dhe shfrytëzojnë siç duhet dhe mos ti keqpërdorin e dëmtojnë ato.

Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na bëj neve, ti bëj fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman nga ata të cilët i japin gjësendet e tyre të tjerëve për shfrytëzim.

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
93224

Character Limit 400