Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Dashuria e besimtarëve është nga Imani (besimi)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
19 maj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Dashuria e besimtarëve është nga Imani (besimi).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Islami i obligon besimtarët musliman të jetojnë dhe sillen me njëri tjetrin si vëllezër.

Allahu xh.sh thotë:

إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ ۚ

“Padyshim që besimtarët janë vëllezër (në Islam). Kështu pra, bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj...” Kuran 49, 10)

Pra ajeti na bën të qartë se besimtarët janë vëllezër në mes veti, dhe nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje që prishet vëllazëria Islame besimtarët së bashku duhet ta rregullojnë atë mosmarrëveshje në mes besimtarëve.

Aq është e rëndësishme vëllazëria në Islam sa që ne obligohemi ta risim, ushqejmë kultivojmë sikurse i kultivojmë bimët tona me kujdes të veçant, po ashtu kjo dashuri është nga Imani (besimi).

Për këtë çështje i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

لَا تَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا، وَلَا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا، أَوَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى شَيْءٍ إِذَا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ؟ أَفْشُوا السَّلَامَ بَيْنَكُمْ

“Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni në Allahun, e nuk do besoni në Allahun derisa ta duani njëri-tjetrin, a dëshironi t'ju tregoj diç që nëse e bëni atë do të duheni?" Po o i Dërguari i Allahut, thanë të pranishmit. "Jepni selam (përshëndetje) njëri tjetrit." (Transmeton Muslimi)

Hadithi po ashtu na bën me dije se në xhenet do të hyjnë vetëm besimtarët, dhe se përshëndetja me selam e shton dashurinë në mes tyre.

Përveç përshëndetjes me selam ne duhet ti marrim edhe sebebet (shkaqet) tjera që na shtojnë dashurinë në mes veti sikurse: njoftimi me njëri tjetrin, modestia, respektimi i të drejtave të tyre, vizitat me njëri tjetrin sidomos në raste sëmundjeje dhe sprove të ndryshme, të folurit butë, përkujdesja ndaj punëve të tyre, sjellja e mirë etj..

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na shtojë dashurinë në mes veti si dhe të na jep Iman (besim) me të cilin Allahu xh.sh do të jetë i kënaqur me ne. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
11097

Character Limit 400