Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Cilësitë e munafikut (hipokritit)

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
26 maj 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Cilësitë e munafikut (hipokritit).

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, munafik (hipokrit) në terminologjinë e fesë Islame është ai i cili me zemër nuk beson në besimin Islam, mirëpo veprat dhe sjelljet i ka të Muslimanëve sikurse faljen e namazeve, dhënien e zekatit dhe të tjera.

Mirëpo munafikët (hipokritët) përveç mosbesimit me zemër kanë edhe vepra praktike të liga të cilat i dallojnë nga besimtarët e sinqertë të Allahut xh.sh, nëse ndonjë nga besimtarët Musliman i ka cilësitë e munafikëve (hipokritëve) apo ndonjërën prej tyre le ta dijë se në këtë pikë ju ka ngjarë munafikëve (hipokritëve) dhe urgjentisht duhet të heqë dorë nga ajo cilësi dhe të pendohet te Allahu xh.sh.

Disa nga cilësitë praktike të Munafikëve (hipokritëve) i sqaron Pejgamberi a.s në një hadith ku thotë:

أَرْبَعٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ كَانَ مُنَافِقًا خَالِصًا، وَمَنْ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنْهُنَّ كَانَتْ فِيهِ خَصْلَةٌ مِنْ النِّفَاقِ حَتَّى يَدَعَهَا: إِذَا اؤْتُمِنَ خَانَ، وَإِذَا حَدَّثَ كَذَبَ ، وَإِذَا عَاهَدَ غَدَرَ ، وَإِذَا خَاصَمَ فَجَرَ

“Te kush gjenden katër cilësi, me të vërtetë do të jetë hipokrit, ndërsa te kush gjendet njëra prej tyre, ai e ka një cilësi të hipokritit, gjersa nuk e lë: kur flet gënjen, kur bën marrëveshje tradhton, kur premton nuk e përmbush dhe kur është në zënkë, pëlcet.” (Transmeton Muslimi)

Si cilësi të parë e munafikëve (hipokritëve) që Pejgamberi a.s na tërheq vërejtjen është gënjeshtra e cila është një cilësi mjaft e urryer te Allahu xh.sh poashtu edhe tek njerëzit, mjafton fakti për ligësinë e kësaj cilësie që është cilësi e munafikëve (hipokritëve).

Ndërsa Allahu xh.sh duke na tërhequr vërejtjen nga gënjeshtra thotë:

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

“Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!!” (Kuran 77,47)

Si cilësi e dytë që na tërheq vërejtjet është Muhamedi a.s është mos tradhëtimi në marrëveshjet tona me njerëzit tjerë qofshin ato meshkuj ose femra, Musliman ose besimtar të besimeve tjera.

Që të largohemi nga kjo cilësi e ligë përveç faktit që është cilësi e munafikëve (hipokritëve) poashtu për të Allahu xh.sh thotë:

وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ ۖ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا

“...Dhe përmbushni çdo marrëveshje. Vërtet që për besën e dhënë do të pyeteni (Ditën e Llogarisë).” (Kuran 17, 34)

Si cilësi e tretë që duhet të heqim dorë është edhe mos përmbushja e premtimit të dhënë, cilësi edhe kjo e munafikëve (hipokritëve) që nuk i përket karakterit të besimtarit.

Për këtë çështje Allahu xh.sh thotë:

كَبُرَ مَقْتًا عِندَ اللَّهِ أَن تَقُولُوا مَا لَا تَفْعَلُونَ

“Më e urryera është tek Allahu ajo që ju të thoni atë që nuk e bëni.” (Kuran 31, 3)

Poashtu nga cilësitë të cilat janë të munafikëve (hipokritëve) është edhe kur gjatë zënkës pëlcet ndonjëri prej nesh.

Pejgamberi a.s thotë:

إِنَّ أَبْغَضَ الرِّجَالِ إِلَى اللَّهِ الأَلَدُّ الْخَصِمُ

"Njeriu më i urryer tek Allahu është ai që është më grindaveci nga kundërshtarët." (Transmeton Buhariu)

Për atë Muslimani edhe gjatë grindjes me dikë nëse i vjen rasti duhet të jetë i kontrolluar.

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbrojë nga cilësitë e munafikëve (hipokritëve) dhe të na jep Iman (besim) me të cilin Allahu xh.sh do të jetë i kënaqur me të. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
98240

Character Limit 400