Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Besimi në Allahun xh.sh është vepra më e mirë

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
16 qer 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Besimi në Allahun xh.sh është vepra më e mirë.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, vepra themelore e fesë Islame është besimi në Allahu xh.sh si një të vetëm nga e cila bazë varet edhe pranimi i veprave të tjera, pra pa mos besuar Allahu xh.sh si një Zot të vetmin të vërtetë nuk pranohen veprat e mira te Allahu xh.sh, që është fakt se besimi në Allahun xh.sh një është vepra më e rëndësishme në fenë Islame.

Besimi në Allahun xh.sh si një të vetëm është edhe vepra më e shpërblyer nga Allahu xh.sh dhe ne duhet ta forcojmë, shtojmë dhe mbrojmë nga çdo vepër që e dobëson atë.

Për dobitë, mirësitë de shpërblimet e besimit në Allahun xh.sh si një të vetëm, Allahu xh.sh flet në shumë ajete Kuranore si dhe Muhamedi a.s në shumë hadithe të tij.

Në një ajet Kuranor Allahu xh.sh thotë:

للَّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُم مِّنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۖ

“Allahu është Valiu (Mbrojtësi, Ruajtësi) i atyre që e besojnë Atë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë,...” (Kuran 2, 257)

Pra ajeti Kuranor na bën të qartë se besimi në Allahu xh.sh një është sebeb (shkak) kryesor që Allahu xh.sh të na mbrojë nga çdo e keqe në këtë botë dhe botën tjetër si dhe të na jep çdo të mirë të kësaj bote dhe botës tjetër.

Ndërsa Pejgamberi a.s poashtu sqaron se vepra më e mirë më e shpërblyer nga Allahu xh.sh është besimi në Allahun xh.sh si një të vetëm. Pejgamberi a.s thotë:

سُئِلَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَيُّ الْأَعْمَالِ أَفْضَلُ؟ قَالَ: "إِيمَانٌ بِاللهِ"، قَالَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: "الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللهِ" قَالَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: حَجٌّ مَبْرُورٌ"

“I dërguari i Allahut xh.sh ishte pyetur: Cila është vepra më e vyer? -Ai u përgjigj: Besimi në Allahun.

Pastaj? – Xhihadi në rrugën e Allahut. Pastaj? – Haxhi i pranuar, tha Pejgamberi a.s.” (Transmeton Muslimi)

Hadithi poashtu na bën me dije se pas Imanit (besimit në njëshmërinë e Allahut xh.sh) vepra më e mirë është lufta në rrugë të Allahut xh.sh mirëpo me rregullat të cilat i ka vendosur Allahu xh.sh dhe Muhamedi a.s.

Ndërsa pas luftës në rrugë të Allahut xh.sh është haxhi i pranuar te Allahu xh.sh, haxh i pranuar është ai haxh që është kryer në bazë të rregullave që i ka vendosur Allahu xh.sh dhe Muhamedi a.s.

Rregull e rëndësishme: ka hadithe të tjera që përmendin vepra tjera më të rëndësishme se lufta në rrugë të Allahut xh.sh, poashtu se haxhi, sikurse namazi në kohën e tij, veprat që bëhen vazhdimisht pa ndërprera dhe të ngjashme, kjo nënkupton se vepra më e rëndësishme dhe më e shpërblyer është besimi në njëshmërinë e Allahut xh.sh, ndërsa rëndësia dhe shpërblimi i veprave të tjera varen nga koha, vendi, rrethanat etj..

Lusim Allahu xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na shpërblej neve, ti shpërblej fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman për besimin e tyre në Allahun xh.sh në këtë botë dhe botën tjetër, si dhe të na jep Iman (besim) me të cilin do ta arrijmë kënaqësinë e Allahut xh.sh. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra kulturore IKRE Thun

[www.ikre.ch]

No comments yet...
Leave your comment
86826

Character Limit 400