Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Bashkoheni dhe mos përçaheni

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
24 nën 2023

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas alejhi selam, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin!

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Bashkoheni dhe mos përçaheni.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, 28 Nëntori është dita e pavarësisë së shtetit shqiptar si shtet i pavarur me integritet dhe sovranitet të plotë, mirëpo jo me kufijtë e tij natyral siç i ka krijuar Allahu i Madhëruar në ato vende ndër shekuj.

Aty ju bë shqiptareve një padrejtësi e madhe me ndarjen e pjesëve të tokave shqiptare fqinjëve tanë që ndër shekuj na kanë përça dhe pastaj na kanë masakruar në vazhdimësi me përkrahjen e aleatëve të tyre nga e gjithë bota.

Në shpalljen e pavarësisë shqiptaret e dhanë besën së bashku musliman dhe të krishterë, hoxhallarë dhe priftërinj që së bashku do ta ruajnë Shqipërinë e shpallur shtet me kufijtë e saj momental mirëpo të vazhdojnë të luftojnë për bashkimin e trojeve të Shqipërisë natyrale. Një zbatim i besës u bë me 17 shkurt 2008 me shpalljen e Kosovës si shtet shqiptar i pavarur.

Ne të gjithë duhet të luftojmë në vazhdimësi të bashkuar, musliman dhe të krishter, hoxhallarë dhe priftërinj deri në bashkimin e trojeve shqiptare pa përjashtim. Mirëpo sot fatkeqësisht ndëgjojmë organizata të ndryshme sikurse ajo Deçanit që thirr në braktisjen e fesë Islame, "opinionist" dhe "analist" të ndryshëm që në media vizuale dhe të shkruara nxisin përçarjen e popullit tonë që është shembull në bashkëjetesën e tyre mes muslimanëve dhe të krishterëve.

Le ta dinë të tillët se e dëmtojnë rëndë popullin shqiptar, mirëpo nuk do të ia arrijnë qëllimit sepse shqiptarët gjithmonë me lejen e Allahut të Madhëruar kanë ditur se si të sillen me argatët e armiqve të tyre nga lëkura e tyre, po me lejen e Allahut të Madhëruar edhe në vazhdim do të vazhdojmë me traditën e popullit tonë që e kanë pasur ndër shekuj duke luftuar për Shqipërinë që ajo të jetë bashkuar.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara duhet fuqishëm të jemi të bashkuar dhe ta refuzojmë çdonjërin që tenton ta përçaj popullin shqiptar, për arsye se Allahu i Madhëruar urdhëron të jemi të bashkuar.

Allahu i Madhëruar thotë:

وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا

“Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u përçani...” (Kuran 3, 103)

Nëse ne nuk jemi të bashkuar padyshim që do të dobësohemi dhe si të tillë do të shkatërrohemi, një gjë e tillë nuk duhet lejuar asnjëherë.

Për këtë çështje Allahu i Madhëruar thotë:

وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ ۖ وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ

“Binduni edhe Allahut edhe të Dërguarit të Tij, mos u kundërshtoni (me njëri-tjetrin) që të mos humbni kurajën dhe të mos ju lënë fuqitë dhe jini të duruar e të qetë. Vërtet që Allahu është me të duruarit.” (Kuran 8, 46)

Lus Allahun xh.sh me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta ti bekojë shqiptarët kudo që janë dhe ti bëj bashkë në trojet e tyre arbërore. Amiin!

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
68446

Character Limit 400