Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Ata të cilëve iu lejohet të lypin
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ata të cilëve iu lejohet të lypin.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar për ndershmëri, punë të pastër dhe ruajtje të dinjitetit. Lypjen e ka bërë haram (rreptësishtë të ndaluar) përveç në raste të caktuara të cilat i ka caktuar vet.
Pejgamberi alejhi selam thotë:
تَحَمَّلْتُ حِمَالَةً، فَأَتَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَسْأَلُهُ فِيهَا، فَقَالَ: «أَقِمْ حَتَّى تَأْتِيَنَا الصَّدَقَةُ، فَنَأْمُرَ لَكَ بِهَا».
ثُمَّ قَالَ: «يَا قَبِيصَةُ، إِنَّ المَسْأَلَةَ لَا تَحِلُّ إِلَّا لِأَحَدِ ثَلَاثَةٍ: رَجُلٍ تَحَمَّلَ حِمَالَةً، فَحَلَّتْ لَهُ المَسْأَلَةُ حَتَّى يُصِيبَهَا ثُمَّ يُمْسِكَ، وَرَجُلٍ أَصَابَتْهُ جَائِحَةٌ اجْتَاحَتْ مَالَهُ، فَحَلَّتْ لَهُ المَسْأَلَةُ حَتَّى يُصِيبَ قِوَامًا مِنْ عَيْشٍ – أَوْ قَالَ: سِدَادًا مِنْ عَيْشٍ – وَرَجُلٍ أَصَابَتْهُ فَاقَةٌ، فَتَشْهَدُ لَهُ ثَلَاثَةٌ مِنْ ذَوِي الحِجَا مِنْ قَوْمِهِ: لَقَدْ أَصَابَتْ فُلَانًا فَاقَةٌ، فَحَلَّتْ لَهُ المَسْأَلَةُ حَتَّى يُصِيبَ قِوَامًا مِنْ عَيْشٍ – أَوْ قَالَ: سِدَادًا مِنْ عَيْشٍ – فَمَا سِوَى هَذَا مِنَ المَسْأَلَةِ يَا قَبِيصَةُ سُحْتٌ يَأْكُلُهَا صَاحِبُهَا سُحْتًا» (رواه مسلم)
Kam marrë përsipër një barrë (borxh për pajtim), dhe erdha te i Dërguari i Allahut alejhi selam për t’i kërkuar (ndihmë) për të. Ai tha: ‘Qëndro derisa të na vijë sadakaja, e ne të urdhërojmë për ty prej saj.’ Pastaj tha: ‘O Kabisa! Lypja nuk është e lejuar veçse për njërit prej tre personave: njeriut që ka marrë përsipër një barrë (borxh për pajtim), kështu që i lejohet atij lypja derisa ta marrë atë që i duhet dhe pastaj të ndalojë; dhe njeriut të cilin e ka goditur një fatkeqësi që i ka shkatërruar pasurinë, kështu që i lejohet atij lypja derisa të arrijë qëndrueshmëri në jetesë – ose tha: mjaftueshmëri për jetesë; dhe njeriut që e ka goditur varfëria e rëndë, derisa tre veta të mençur prej fisit të tij të dëshmojnë: “Me të vërtetë filanin e ka goditur varfëria”, kështu që i lejohet atij lypja derisa të arrijë qëndrueshmëri në jetesë – ose tha: mjaftueshmëri për jetesë. Çfarëdo që është jashtë këtyre (rasteve) nga lypja, o Kabisa, është e ndaluar, dhe ai që e merr atë, e merr si haram. (Transmeton Muslimi)
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, sot fatkeqësisht është e përhapur gjithandej lypja pa fije turpi, madje edhe nëpër xhami. Duhet ta dimë se ky është një fenomen i shëmtuar që nuk ju ka hije muslimanëve, padyshim që diçka e tillë, nëse i pengon njerëzit në xhami ose dikund tjetër është edhe haram (rreptësishtë e ndaluar), ndërsa lypja në xhami dhe institucione duhet të jetë me leje paraprake.
Muslimani i cili është i shëndoshë fizikisht dhe psikikisht, e ka rreptësishtë të ndaluar të lyp përveç: nëse e ka në rrezik jetën e tij ose të familjes së tij, p.sh për haje dhe pije ose për shërim të ndonjë sëmundjeje, mirëpo lyp vetëm aq sa është e nevojshme.
Poashtu edhe ata të cilët janë të sëmurë fizikisht ose psikikisht, ose janë të pamundur të sigurojnë të ardhura sikurse jetimët dhe të ngjashëm me to, për to e kanë obligim muslimanët të kujdesen me sadakat (lëmoshën) e tyre, ndërsa kjo kategori e merr këtë pasuri si risk (furnizim) të Allahut të Madhëruar me krenari.
Ne poashtu kemi në shoqërinë tonë një kategori njerëzish të varfër dhe që kanë nevojë, mirëpo nderi dhe dinjiteti i tyre nuk i lejon ata që të lypin, për këtë kategori ne e kemi obligim që të interesohemi nëpërmjet familjarëve të tyre ti zbulojmë dhe ti furnizojmë me aq sa kanë nevojë.
Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta, të na furnizoi neve, ti furnizoi fëmijët tonë dhe mbarë besimtarët musliman me pasuri të mjaftueshme hallall (të lejuar) që do ruajmë dinjitetin tonë dhe ta arrimë kënaqësinë Allahu të Madhëruar. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun
