Aktuale
Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun
Ajetul kursij
BismiLahirrahmanirrahim
Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre. Amiin.
Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Ajetul kursij.
Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, nga ajetet (versetet) specifike të Kuranit Famëlartë është edhe Ajetulkursij i njohur te besimtarët si Allahu la ilahe ila hu, poashtu edhe si tesbih dova.
Vlerat specifike të ajetulkursi-së janë të shumta ndër to: mbrojtje nga magjia, mësyshi dhe prekja e shejtanit, largimin e shejtanëve nga shtëpia, në të është emri më i madh i Allahut të Madhëruar, lexohet pas përfundimit të çdo namazi, lexohet në dhikrin (lutjet) e mëngjesit dhe mbrëmjes, vërtetë për lexuesin e tij mirësitë janë shumë të mëdha edhe në këtë botë edhe në botën tjetër.
Ndërsa Pejgamberi alejhi selam për ajetulkursij në një hadith thotë:
قَالَ رَسُولُ اللَّهِ -صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ-: (يَا أَبَا الْمُنْذِرِ أَتَدْرِي أَيُّ آيَةٍ مِنْ كِتَابِ اللَّهِ مَعَكَ أَعْظَمُ؟) قَالَ قُلْتُ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: (يَا أَبَا الْمُنْذِرِ أَتَدْرِي أَيُّ آيَةٍ مِنْ كِتَابِ اللَّهِ مَعَكَ أَعْظَمُ؟) قَالَ قُلْتُ: {اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ} قَالَ فَضَرَبَ فِي صَدْرِي وَقَالَ: (وَاللَّهِ لِيَهْنِكَ الْعِلْمُ أَبَا الْمُنْذِرِ)
I Dërguari salAllahu alejhi ue selem e ka pyetur Ubej ibn Kabin radijAllahu anhu: “O Ebu Mundhir! A e di se cili ajet është më i madhi në Librin e Allahut?” I ka thënë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë!” Atëherë e ka pyetur përsëri: “O Ebu Mundhir! A e di se cili ajet është më i madhi në Librin e Allahut?” Ka thënë: "Thuaj: "Allahu është një, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem e goditi në gjoks dhe i tha: “Pasha Allahun, ty të ka hije dituria, o Ebu Mundhir!” (Transmeton Muslimi)
Pra mjafton vlerë dhe nxitje për leximin sa më shumë të këtij ajeti (verseti) fakti që është ajeti (verseti) më i madh i Kuranit Famëlartë.
Kjo është në përgjithësi për vlerën e ajetul kursi-së ndërsa për kuptimin e këtij ajeti (verseti) do ta veçojmë më së paku një ligjëratë të tërë.
Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman që sa më shumë gjatë ditës dhe natës ta lexojmë ajetul kursi-në, si dhe të na shpërblej për leximin e tij në këtë botë dhe botën tjetër. Amin
Hoxhë Azir Aziri
Qendra Kulturore Islame IKRE Thun