Aktuale

Aktualitete, Lajme dhe aktivitete nga Ikre Thun

Agjërimi i gjashtë 6 të muajit Sheval

by:
Like Up:
Like Down:
Created:
04 pri 2025

BismiLahirrahmanirrahim

Falenderimet, Lavdërimet, Adhurimet, Hamdi i qoftë vetëm Allahut xh.sh, ndërsa salavatet dhe selamet të përzemërta ia dërgojmë shëmbëlltyrës sonë Muhamed Mustafas a.s, familjes së tij, shokëve të tij dhe të gjithë atyre të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Allah na bëjë prej tyre.

Vëllezër të dashur besimtar e ju motra të nderuara, Tema të cilën fillimisht do ta përkujtoja veten time pastaj InshaAllah do t’ju përkujtoi edhe juve ka të bëjë me temën: Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval.

Vëllezër të dashur dhe motra të nderuara, që në vazhdimësi të jemi në lidhje me Allahun e Madhëruar, si dhe në vazhdimësi të ngritemi dhe të afrohemi te Allahu i Madhëruar, Ai ka caktuar vepra që nëse i realizojmë do të ngritemi dhe do të afrohemi shumë te Allahu i Madhëruar dhe InshaAllah do të arrijmë të bëhemi edhe të dashurit e Allahut të Madhëruar.

Nga veprat të cilat Allahu i Madhëruar i ka caktuar që ne nëpërmes tyre mund të ngritemi, afrohemi dhe të bëhemi të dashurit e Allahut të Madhëruar është edhe agjërimi nafile (vullnetar).

Nga agjërimi vullnetar që preferohet, është agjërimi i çdo dite të hënë dhe të enjte, poashtu edhe dita e 13,14, dhe 15 i çdo muaji hënor, dita e ashures si dhe ditë tjera të preferuara.

Poashtu nga ditët e preferuara për agjërim nga të cilat fitojmë jashtëzakonisht mirësi të veçanta nga Allahu i Madhëruar, janë edhe gjashtë ditët e muajit Sheval, pra muaji në të cilin gjendemi tani, ose muaji hënor i cili pason menjëherë pas muajit të bekuar të Ramazan.

Për vlerat madhështore dhe shpërblimet marramendëse që i jep Allahu i Madhëruar për atë që i agjëron edhe gjashtë ditë në muajin Sheval.

Pejgamberi alejhi selam thotë:

مَنْ صَامَ رَمَضَانَ, ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ اَلدَّهْرِ

"Ai që agjëroi ditët e Ramazanit dhe më pas vijoi edhe gjashtë ditët e Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”. (Transmeton Muslimi)

Pra hadithi na bën të qartë se ai besimtar dhe ajo besimtare që i agjëron gjashtë ditë në muajin Sheval, Allahu i Madhëruar do të ia shënoi shpërblim sikurse ka agjëruar çdo ditë të ati viti agjërim vullnetar edhe pse ka ngrënë dhe ka pirë!, vërtet bujaria e Allahut të Madhëruar është absolute!, atëherë pra ti agjërojmë gjashtë ditë në këtë muaj që të na mbulojë Allahu i Madhëruar me begatitë e shumta të Tij të cilat edhe nëse kishim dashur ti numëronim nuk do të kishim mundur.

Disa rregulla në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheval;

  1. 1. Mundemi ti agjërojmë të gjitha reshtë, por mundemi edhe ti shkëpusim, me kusht që të agjërohen këto gjashtë ditë brenda muajit Sheval;
  2. 2. Kush ka ditë agjërimi që duhet ti kompensoi, të tillët nëse munden ti agjërojnë ditët që duhet kompensuar dhe gjashtë ditët e muajit Sheval është më e preferuar, mirëpo nëse nuk munden ti agjërojnë kompensimet dhe gjashtë ditët, atëherë përparësi kanë gjashtë ditët per arsye se koha për agjërimin e tyre është vetëm një muaj, ndërsa për kompensimet është afër një vit.

Lusim Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta për ne, për fëmijët tonë dhe për mbarë besimtarët musliman qe të na ketë pranuar Allahu i Madhëruar agjërimin, lutjet dhe adhurimet tjera, si dhe të na mundësoi neve, fëmijëve tonë dhe mbarë besimtarëve musliman agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheval. Amin

Hoxhë Azir Aziri

Qendra Kulturore Islame IKRE Thun

No comments yet...
Leave your comment
89370

Character Limit 400